ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen 11 hours ago
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels 12 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 12 hours ago
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti 12 hours ago
Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë 13 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Popular

Kthimet nga investimet, pronat zbresin nga “froni”

albnews by albnews
2 September, 2024
in Popular
0
Kthimet nga investimet, pronat zbresin nga “froni”

interest rates and dividends, investment returns, income, retirement Compensation fund, investment, dividend tax, upward direction percentage symbol. saving money for investment, long term investment

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deri në vitin 2022, të dhënat e disponuara sugjeronin se pasuritë e paluajtshme mund të ishin alternativa e investimit më e leverdishme, për nga kthimi që ato ofronin. Por, frenimi i rritjes së çmimeve duket se i ka ndryshuar gjërat.

Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar, çmimet e banesave u rritën me 3.2%.

RelatedPosts

Mori 10 vite pagë pa shkuar asnjë ditë në punë, kur e zbuluan… 

Makina e bërë e famshme nga Bond u la të ndryshket gjatë – tani vlen 1 milion paund

Lule e Shkretëtirës

Këtyre mund t’iu shtohet edhe fitimi vjetor nga dhënia e një prone me qira, që sipas agjentëve vlerësohet afërsisht në nivelin e 5% në vit.

Nëse mbledhim përfitimin nga rritja e vlerës së tregut të pronës dhe të ardhurave nga qiraja, investimi në pasuri të paluajtshme do të rezultonte me një kthim vjetor bruto nga investimi në pak më shumë se 8%.

Këtu duhet llogaritur gjithashtu se pronat, kryesisht banesat, kanë edhe kosto mirëmbajtje dhe amortizim të pajisjeve dhe mobilimit, që kërkon shpenzime periodike për rinovimin dhe mirëmbjajtjen.

Mes instrumenteve financiare, kthime më të larta, sipas të dhënave më të fundit, mund të sigurohen nëpërmjet fondeve të investimit në aksione ose investimit në obligacionet me ofertë private të shoqërive tregtare, kryesisht institucione financiare.

Fondi i investimit WVP Global në mesin e këtij viti ofronte një kthim nga investimi prej rreth 18.5%. Ky është aktualisht kthimi më i lartë i ofruar nga një instrument financiar prej institucioneve të licencuara në Shqipëri.

Por, duhet konsideruar se këto instrumente kanë një shkallë relativisht të lartë rreziku. Tregu i aksioneve, ku investohen kuotat e fondeve të investimit me kthimet më të larta, për nga natyra ka luhatshmëri, megjithëse në afat të gjatë portofolat e aksioneve të krijuara nga fondet e investimit kanë treguar kthime të qëndrueshme dhe të kënaqshme.

Nga ana tjetër, obligacionet e shoqërive tregtare gjithashtu kanë një rrezik potencialisht të lartë qoftë për shkak të klasifikimit si borxh i nënrenditur, ose sepse ata emetues që ofrojnë kthimet më të larta janë të angazhuar kryesisht në mikrofinancën konsumatore, ku rreziku i kredisë për emetuesin është më i lartë.

Konkretisht, kthimin më të lartë mes instrumenteve të emetuara këtë vit e ofron obligacioni me ofertë private i institucionit financiar Kredo Finance, në masën 13%. Për të njëjtin maturitet (5-vjeçar), obligacionet e qeverisë shqiptare ofrojnë një kthim 4.9%, depozitat në Lek maksimalisht 4% dhe ato në Euro, 2.7%.

Depozitat ofrojnë kthime më të ulëta, por duhet pasur gjithmonë parasysh se ato kanë edhe shkallën më të ulët të rrezikut.

Depozitat bankare janë të garantuara me ligj deri në shumën e 2.5 milionë lekëve, çka e garanton depozituesin se do t’i marrë mbrapsht paratë, edhe në rast se banka falimenton.

Nga ana tjetër, forcimi i mëtejshëm i parametrave të mbikëqyrjes bankare dhe ngritja e fondit të shpëtimit (Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme) e bën sektorin më të mbrojtur dhe ul gjasat që një bankë të falimentojë.

Ndër fondet e pensioneve, kthimi më i lartë është në nivelin 5.38%, por më shumë se investim i mirëfilltë, fondi i pensionit konsiderohet si një kursim për moshën e pleqërisë.

Burimi: BSH, kompani administruese, agjentët e pronave
Shënim: Investimet e paraqitura kanë profil dhe shkallë rreziku të ndryshme nga njëri-tjetri. Grafiku krahason vetëm kthimet, për qëllime informuese

Nëse bazohemi në të dhënat e disponueshme, duket se investimi në pasuri të paluajtshme ka zbritur nga froni si investimi më fitimprurës.

Kjo është normale dhe e pritshme, sepse rritja e shpejtë e çmimeve të pronave nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Më të fituarit janë ata që kanë blerë një pronë në fillimet e kurbës së rritjes së çmimeve, ndërsa kur pjerrësia në rritje e kësaj kurbe duket se po i afrohet kulmit, pritshmëritë për një përfitim afatshkurtër dhe afatmesëm janë më të ulëta.

Megjithatë, në një horizont investimi afatgjatë, pronat mund të jenë përsëri një alternativë interesante, sepse ciklet e tregut të pasurive të paluajtshme janë të vështira për t’u parashikuar.

Po t’i referohemi indeksit të çmimeve të banesave të Bankës së Shqipërisë, në dekadën 2013-2023, çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë rritur me rreth 110%.

Sot Shqipëria po përballet me një tendencë demografike negative. Sipas INSTAT, mes dy Censeve 2011-2023, popullsia është tkurrur me 17%.

Kjo tendencë ende nuk ka sjellë efekte të mëdha në tregjet më të mëdha të pasurive të paluajtshme.

Kërkesa në qendrat e mëdha urbane vazhdon të mbështetet nga zhvendosjet e brendshme të popullsisë, por edhe nga bumi turistik, që ka rritur kërkesën për qira afatshkurtra në Tiranë dhe bregdet.

Nga ana tjetër, investimet financiare këtë vit ofrojnë kthime relativisht të larta dhe kanë avantazhe kundrejt pasurive të paluajtshme, sidomos në drejtim të likuiditetit.

Depozitat mund të tërhiqen në çdo moment që individi ka nevojë, ndërsa edhe instrumentet e borxhit mund të shiten tek institucionet financiare. Normat e interesit të depozitave dhe kuponët e bonove/obligacioneve janë përfitime të garantuara nga kushtet e kontratës me huamarrësin.

Pronat janë me investim më pak likuid, ndërsa ecuria e tregut të tyre është më e vështirë për t’u parashikuar, qoftë edhe në një horizont kohor afatmesëm. /Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

Qen robotikë me fytyrat e Musk e Zuckerberg, instalacioni që po tërheq vëmendjen

7 December, 2025
Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

Katër të arrestuar pasi u hodhën ëmbëlsira me krem ​​pas ekspozitës së Crown Jewels

7 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

7 December, 2025
Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

Mbreti dhe Mbretëresha zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve të këtij viti

7 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result