Kthimi i mundshëm i Ronaldos në shtëpi, deklarohet trajneri i Sportingut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Sporting CP, Ruben Amorim, e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë të vërtetë lidhur me rikthimin e Cristiano Ronaldos gjatë kësaj vere.

Superylli portugez e ka njoftuar Manchester Unitedin se dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar, në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Primeira Liga është përmendur ndër destinacionet e mundshme të 37-vjeçarit, i cili kishte regjistruar 31 paraqitje për ekipin e parë, para se të largohej drejt Old Traffordit në vitin 2003.

 “Kam dëgjuar (për spekulimet). Nuk lexoj asgjë, nuk shoh asgjë. Për mua realiteti është ndryshe, është mbajtja e lojtarëve të mi”, u ka thënë Amorim gazetarëve.

Gjatë kësaj merkatoje pritet të mësohet se ku do të luajë Ronaldo në sezonin e ardhshëm.

Share This Article