ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 5 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 6 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 6 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 7 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Kthimi i Ramosit sjell qetësi te Reali

albnews by albnews
16 March, 2021
in Show - Biz
0
Kthimi i Ramosit sjell qetësi te Reali
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kapiteni Sergio Ramos u kthye te Real Madridi pas rikuperimit nga lëndimi i gjurit që e mbajti për dy muaj jashtë fushës. Ramos luajti një orë në fitoren e Realit kundër Elches në La Liga, me planin që të jetë i pazëvendësueshëm kundër Atalantas, duel që konsiderohet shumë i rëndësishëm për madrilenët që duan të vazhdojnë garat në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e pret Atalantan të martën mbrëma (21:00) në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Championsit, me Ramosin në fushë. Në ndeshjen e parë të luajtur në Itali, Reali ka shënuar fitore minimale 1:0 dhe trajneri Zinedine Zidane shpreson se kthimi i Ramosit do ta motivojë ekipin për të mos lejuar të befasohet në shtëpi nga Atalanta.

RelatedPosts

“Drama e një shoqërie: Të rinjtë ia kanë lënë vendimarrjen në dorë gjyshërve!”

Gjon Kolndrekaj: regjisori shqiptar i RAI

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

“Kthimi i Ramosit në fushë është një gjë pozitive për ne pasi ai na garanton stabilitet në mbrojtje pikërisht para ndeshjes së kthimit ndaj Atalantas, e cila është e rëndësishme për vazhdimësinë tonë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Zidane në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën.

Përderisa i është gëzuar kthimit të Ramosit, Zidane në të njëjtën kohë ka qenë i frustruar me lëndimin e mesfushorit belg Eden Hazard. Ky i fundit nuk është paraqitur fare në stërvitjen e ditës së hënë për shkak të lëndimit të përsëritur të muskulit të këmbës, i cili pritet të mbajë jashtë fushës të paktën për katër javë.

“Hazard nuk do të jetë i gatshëm për lojë. Janë disa gjëra që nuk mund t’i shpjegoj pasi diçka po ndodh. Ai është një lojtar që kurrë nuk është lënduar gjatë karrierës së tij dhe ne po mundohemi ta ndihmojmë”, është shprehur Zidane.

Sa i përket duelit me Atalantan, trajneri i Realit ka pranuar se do të jetë shumë i vështirë. Madje ka thënë se nuk e llogarit fare fitoren minimale nga ndeshja e parë dhe për këtë i ka paralajmëruar edhe futbollistët e tij duke kërkuar që prej fillimit ti qasen takimit me seriozitetin më të madh.

“Nuk kam fare dyshim dhe mund të them se Atalanta do të dalë në fushë për të fituar dhe kaluar tutje. Ne duhet të luajmë shumë mirë, ta fitojmë ndeshjen dhe të futemi në mesin e tetë ekipeve më të mira të Evropës. Rezultati i ndeshjes së parë nuk do të thotë asgjë për mua pasi u kam thënë lojtarëve se do të startojmë nga zeroja”, ka insistuar Zidane.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka konfirmuar fjalët e homologut të tij, Zidane. Italiani ka thënë se ekipi i tij nuk do të shkojë në Madrid për shëtitje, por për fitore pasi synimi është kualifikimi në fazën tjetër të Championsit. Ai ka thënë se në ndeshjen e parë Reali kishte përparësinë e një futbollisti më shumë në fushë për shkak të përjashtimit të Remo Freulerit me karton të kuq në minutën e 17-të.

“Kemi besim të madh dhe në Madrid nuk po shkojmë për shëtitje, por për të dëshmuar veten se mund të matemi me ekipet më të forta. Do të jetë vështirë ta përmbysim rezultatin por unë jam optimist për këtë pasi kemi punuar dhe jemi përgatitur mirë. Këtë herë do ta kemi rastin të luajmë 11 kundër 11 pasi në ndeshjen e parë nuk ndodhi një gjë e tillë dhe vuajtëm shumë në mbrojtje pas largimit të Freulerit”, ka insistuar Gasperini. “Është një ndeshje që na bën krenarë që e luajmë dhe ende asgjë nuk ka përfunduar”.

Përderisa te Atalanta shpresojnë në rikthim të rezultatit kundër Real Madridit, te Borussia Moenchengladbachu nuk kanë një shpresë të tillë në ndeshjen e kthimit kundër Manchester Cityt. Edhe kjo përballje zhvillohet të martën mbrëma në stadiumin “Pushkash Arena” në Hungari. Ndeshja e parë që u zhvillua para tri javësh, u luajt në të njëjtin stadium dhe përfundoi me fitoren 2:0 në favor të Cityt. Trajneri i Gladbachut, Marco Rose, ka pranuar se do të ishte diçka më shumë se e jashtëzakonshme nëse ekipi i tij arrin ta përmbysë rezultatin kundër Cityt. Në fakt, Rose ka thënë se vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë ekipin e tij pas krizës së rezultateve kohët e fundit. Gladbachu ka rënë në pozitën e dhjetë në Bundesligë pas një rënieje dramatike të formës prejse trajneri Rose njoftoi se në fund të sezonit do t’i bashkohet rivalit, Borussia Dortmundit. Gladbachu ka pësuar gjashtë humbje rresht në të gjitha garat që nga mesi i muajit të shkuar dhe kjo ka bërë që tifozët e klubit vazhdimisht të bëjnë thirrje për dorëheqjen e trajnerit Rose.

“Do të ishte sensacionale”, tha Rose kur u pyet se a mund ekipi i tij ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë. “Nuk dua të jap përshtypjen se kjo është një miqësore. Është një lojë e Ligës së Kampionëve dhe e rëndësishme pasi kemi një shans për të arritur në raundin tjetër, por duhet të jemi realistë. Ne duam të bëjmë një paraqitje të mirë dhe pastaj të kthehemi në shtëpi dhe të përqendrohemi në kampionat”.

Madje, Rose ka insistuar se City është ekipi më i mirë në Evropë këtë edicion, gjë që nuk është pranuar nga Pep Guardiola. Ky i fundit ka insistuar se City vetëm po mundohet të tregojë paraqitje të mira, të cilat në fund të edicionit do të jenë të rëndësishme për sukseset e klubit. Megjithatë, Guardiola ndeshjen e kthimit kundër Gladbachut e ka vlerësuar si finale të cilën dëshiron ta fitojë.

“Ne do të luajmë për ta fituar ndeshjen. Pra, fokusi dhe synimi ynë është të fitojmë. Është si një finale për ne, pasi Gladbachu nuk ka çka të humbë dhe do të përpiqet ta kthejë situatën në favor të vetin. Kam respekt të madh për Gladbachun që është ekip cilësor dhe trajnerin e tyre. Kështu që unë dua ta shoh ekipin tim që përpiqet ta fitojë ndeshjen”, ka thënë Guardiola.

E martë (21:00)

Real Madrid – Atalanta (1:0)

City – Borussia M. (2:0)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result