• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kulture
Ku dhemb shqipja, godet gjuha: Keqpërdorimi që sjell klikime, jo lexime

Ku dhemb shqipja, godet gjuha: Keqpërdorimi që sjell klikime, jo lexime

by albnews
16 May, 2023
in Kulture, Opinion, Shqiperia
0
2
VIEWS

“Ja si e goditi partneren me çekiç në rrugën e Kavajës”

“Ja si e theri gruan dhe burrin Italian me të cilin dyshonte se e tradhëtonte”

“Ja si e dogji makinën me të cilën udhëtoi për vrasjen”

Ky model titujsh sensacionalë zënë pjesën dërrmuese të mënyrës së raportimit të krimit në median shqiptare. Pjesëza dëftuese “Ja” është më e përdorura fjalë e pandryshueshme e ligjëratës së shqipes për titujt që bëhen karremi klikues për lundruesit e rrjetit. Pjesëza “Ja” mbizotëron në 83% të artikujve mbi krimin raportuar brenda 4 javëve monitorim në 10 faqe informative, shoqëruar në tekst me një dendësi më të theksuar të pjesëzave përforcuese “vetëm” e “sidomos”, atyre përfruese “gati, rreth, e pothuaj” si edhe pjesëzat dyshuese e emocionale “ndoshta” e “pra”.

Në analizën e tekstit mediatik, këto elemente përbëjnë portretizim me përzgjedhje emocionale, duke i dhënë lajmeve nuanca të forta të ndjesisë, e jo të modalitetit raportues, logjikës apo peshores etike.

Nga ana e klikimeve, këta titujt emocionalë e kanë karremin mjaft efektiv, teksa tërheqin pothuajse 12 herë më shumë klikime sesa titujt racionalë; kurse nga ana profesionale, përdorimi i pjesëzave të të tëra llojeve, anashkalohet nga gazetarët me eksperiencë në Shqipëri e gjetkë.

Nëse përdorin pjesëza, gazetarët dhe mediat e besueshme mjaftohen me ato me nuanca kuptimore, duke i shmangur tërësisht pjesëzat modale e ato emocionale. Por, edhe në rastet kur i përdorin, shmangin dendësinë në tekst e asesi nuk lejojnë të vendoset në titull që mban emrin e tyre as ndonjë pjesëz dëftuese, as përcaktuese, përforcuese apo përafruese, sepse ato e shndërrojnë menjëherë titullin në karrem, që do të thotë, zhbëjnë profesionalizmin dhe misionin e gazetarit.

Mbi-shfaqja e pjesëzës dëftore “Ja” është tradhëtarja me e shpeshtë e më e dukshme e profesionalizmit të medias. Është sinjal i hapur që të tregon se titulli është karrem, e prapë se prapë, lexuesi bie pre, për shkak të dendësisë, por edhe abuzimit mediatik me të. E gjitha kjo bëhet në kurriz të perceptimit që ka fjala në gjuhën shqipe, sepse përdorimi i saktë i saj do i hapte vërtet derën një teksti sqarues dhe shterues. Jo vetëm që nuk ndodh kështu, por po bëhet normë edhe për lexuesin e pa thelluar në njohuri mediatike se tanimë, pjesëza “Ja” në titull i ka të gjitha gjasat të jetë vetëm gënjeshtër për klikim. Po atëherë, përse e keqpërdorin mediat online? Për lehtësi angazhimi të audiencës, që mëzi e kapin! Ndaj kjo pjesëz magjike, ka ndihmuar median e ka prishur marrëdhëniet e besimit të lexuesit me gjuhën. Si?

Në mënyrë të pavetëdijshme, çdo shqipfolës, i arsimuar ose jo, e ka të ngulitur në kokë vendndodhjen natyrale të pjesëzave. Në shqip ato janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë. “Ja”-ja i përket grupit të parë, ndaj qëndron përherë para fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë në titull. Duke qenë përherë e tillë e automatikisht e lidhur më sqarimin të cilit si rregull gjuhësor duhet t’i paraprijë, ajo peshkon nga 5 mijë klikime sa herë shfaqet në titujt sensacionale për krimin.

Ku është e keqja këtu? Asnjë manual i medias nuk mbështet shpjegimin e detajuar të krimit. As keqpërdorimin e gjuhës për të peshkuar klikime, e tradhti me gjuhën e varfër duke mos ofruar lexime. Përkundrazi, manualet profesionale të medias sugjerojnë përdorim të pseudonimeve në raportimet për krimin, vetëm emrat e parë të qyteteve apo sa më pak përshkrim me nota dramatike nga ngjarja. Duke bërë pikërisht të kundërtën e kësaj, media shqiptare e shndërron krimin në ngjarje që duhet shpallur, skanuar e “dëftuar” hollësisht, nisur me përdorimin e pjesëzës përkatëse.

Paraqitjet e dramatizuara të krimit me stil të tillë shtrembërojnë perceptimin e publikut dhe i bën lexuesit të krijojnë mendime, ide e pritshmëri jorealiste, nga lajme specifike në veçanti, e nga media në përgjithësi. Duke shpallur me karrem sjelljet e dhunshme, media kontribuon në  promovimin e stereotipeve dhe paragjykimeve. E gjitha kjo rëndon edhe më shumë në supozimet, modelet dhe interpretimet që lexuesi, masa, i bën kriminalitetit.

Numri i lajmeve që në median online fillon në titull me pjesëzën “Ja” është tërësisht jashtë proporcionit me lajmet jo-emocionale. Kjo sasi mizorie dhe dhune që raportohet me forma shpallëse, është e provuar shkencërisht që shkakton negativizëm tek lexuesi, i heq ndjeshmërinë në kohë e në disa raste, ndikon edhe në rritjen e agresivitetit në individë apo në shoqëri (vini re komentet; sa më shumë ka lajme për krimin, aq më tepër rritet përqasja e komentuesve “mirë i gjen. Vetë e kërkojnë” Pra, një ndikim në mënyrën si e përcjellin ndjesinë njerëzore, që zbehet me rritjen e numrit të lajmeve me tituj e përqasje të tilla).

Ç’mund të bëhet? Mediat duhet të vendosin standardet e tyre të operimit afatgjatë. Ndoshta rrëmbyer nga nevoja e ditës për klikime, abuzime të tilla me shqipen mund të sjellin klikime. Por në projektimin afatgjatë, që të krijojnë reputacion e besueshmëri, mediat duhet të rrisin profesionalizmin, i cili fillon edhe me zgjedhjen e duhur gjuhësore për titujt. Jo të heqin dorë nga raportimi i kronikës së zezë, por të ruajnë për të standardet profesionale të raportimit, pa e bërë tërheqës sikur të ishte kronikë rozë.

Edhe pse baza e lajmeve që transmetohen mund të jetë reale e me fakte, gjuha dhe teknikat që përdor media për ta raportuar, nuk janë të duhurat. Ka tejkaluar momenti që titujt të mos sajohen më, të mos trillohet me to. Të mos dalë imagjinata nga shinat e nga shqipja, vetëm për disa klikime më shumë.

Duhet vetë-rregulluar përdorimi i gjuhës e duhen shmangur titujt sensacionalë, sepse dëmi më i madh i tyre shkaktohet tek mënyra si lexuesi i interpreton këto lajme. Përderisa ato vijnë të kornizuara e portretizuara në forma kreative, jo fort reale, jo profesionale e plot me ngjyrime emocionale, lexuesi u jep kuptim sikur të jetë i mpirë. Jo vetëm kaq, por i përkthen të gjitha zgjedhjet mediatike si burim ose frike, ose admirimi. Kjo është e rrezikshme, sepse shkakton marrëdhënie të ndërlikuar të lexuesit me mënyrën si duhet kuptuar krimi, viktimizimi, rreziku apo padrejtësia.

Gazetarët profesionistë duhet gjithashtu të mos harrojnë se tekstet mediatike janë baza mbi të cilën lexuesit mbështesin perceptimin e tyre për lajmet, veçanërisht për krimin. Nuk kryen punë eksperienca personale. As ajo profesionale. Lexuesi ndikohet nga media dhe e përjeton pjesën më të madhe të ditës bazuar mbi perceptimet e portretizimit që sheh tek ajo.

Kujdesi duhet rritur edhe si detyrim ndaj lexuesve më të rinj, që nuk kanë as ekspozimin e lexuesve te deritanishëm (rritur me gazeta e ekrane, jo me lumë lajmesh nga çdo lloj burimi në celularin mbi dorë), e as kuriozitetin të dallojnë arsyet përse media zgjedh sensacionin. Lexuesit e rinj thjesht konsumojnë në shpejtësi e sipër tituj të ekzagjeruar për krimin apo sistemin e drejtësisë. Aty ndikohen për të krijuar ndjesitë e tyre të realitetit, tërësisht të pa interesuar për linjat e turbullta midis asaj që është reale dhe asaj që ata mendojnë se është e vërtetë, bazuar në lajmet sensacionale që iu shfaqen në ekran. Mënyra si lexuesit i japin kuptim apo besim sistemeve, varet pikërisht nga këto lloj lajmesh dhe zgjedhjet e çuditshme që titull-shkruesit bëjnë për të portretizuar ngjarjet.

Në vend të titujve tërheqës, është koha që media të shqetësohet për objektivizmin, për të analizuar rreziqet e ndikimit të saj dhe për të mbajtur përgjegjësi për valën e emocioneve dhe zemërimeve masive që ndjell. Në raste ekstreme, portretizimet e gabuara çojnë në ngjarje fatale, sepse lexuesit që nuk kanë amortizator psikologjik apo edukimi mediatik për të ndarë sensacionin nga fakti, bien pre e lajmeve dhe i lexojnë ato si manual për të prodhuar vetë fatalitete.

Mos të harrojmë se krimet përsëriten çdo 7 ditë, nëse në media ka përshkrim të detajuar të ngjarjeve. E po ashtu, të jemi sy-hapur me ngjarjet e fundit në Serbi, ku media duket se ka luajtur një rol jo të vogël në mënyrën si vrasjet masive mund të jenë formë hakmarrje personale, sipas lajmeve e mbulimeve që u bëhen ngjarjeve të ngjashme në SHBA.

Krimi është konstruksion social, e një nga agjentët e shumëfishimit të tij, është media. Prandaj, për të minimizuar dëmin në shoqëri, media duhet të sakrifikojë klikimet, që do të thotë, edhe të ulë, ose të fashisë tërësisht përdorimin e pjesëzave dëftore. Deri tani, efekti i tyre i vetëm pozitiv janë klikimet në lajm. Kurse efektet negative do të vijojnë të kenë jehonë edhe në brezat në vijim, sepse ky atom i vogël i ligjëratës së shqipes, ndez sensacionin, për pasojë frikën, paragjykimin, stereotipizimin, reagimin e ashpër emocionale, shndërrimin në energji negative dhe së fundmi, humbjen e besimit në media, në sistemin e drejtësisë, në çdo institucion, në moralin e ekzistencën e shoqërisë, e së fundmi, edhe në klishenë vrastare “Ky vend nuk bëhet”.

E gjitha, për mbi përdorimin e një pjesëze që është supozuar të na ndihmojë, e jo të na shkartisë kaq shumë.

Ndaj, kujdes me zgjedhjen e pjesëve të ligjëratës për titujt sensacionalë, sepse po vrasin jo vetëm shqipen, por edhe median dhe gazetarinë e mirë.

Previous Post

Zjarr brenda një hoteli në kryeqytetin e Zelandës së Re, vdesin 6 persona

Next Post

“Jeni plehra politikë”/ Kryeprokurori bullgar refuzon dorëheqjen dhe sulmon rivalët

albnews

albnews

Related Posts

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!
Kosova

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Albania

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“E mira, e keqja dhe e shthurura”, CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria
Albania

“E mira, e keqja dhe e shthurura”, CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria

17 May, 2025
Next Post
“Jeni plehra politikë”/ Kryeprokurori bullgar refuzon dorëheqjen dhe sulmon rivalët

“Jeni plehra politikë”/ Kryeprokurori bullgar refuzon dorëheqjen dhe sulmon rivalët

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM