Ku do të votojnë nesër Meta, Rama dhe Basha?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha në orën 09:00 në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr. 13, Njësia 8, në kryeqytet.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të hedhë votën e tij në orën 10:30 në zonën e Surrelit, ku është rezident prej disa vitesh.

Gjithashtu nga ana tjetër, zyra e shtypit të presidencës ka bërë me dije se presidenti Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr. 31 në Tiranë.

“Nesër, në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr. 31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë”, ka shkruar Tedi Blushi, këshilltari për mediat i kreut të Shtetit.

Ndërkohë kuvendi ka njoftuar se kryeparlamentari Gramoz Ruçi do të votojë në orën 07:30, në QV pranë Liceut Artistik.

Ditën e nesërme kanë të drejtën e votës 3,588,869 shtetas shqiptarë, 107,024 prej të cilëve janë votues për herë të parë.

Share This Article