Ish-ministri dhe avokati i njohur, Ylli Manjani ka përshëndetur zgjedhjen e presidentit të FSHF, Armand Duka në postin e zv.presidentit të UEFA-s. Ai thotë se promovimi i Dukës në një pozicion kaq të lartë i bën mirë edhe Shqipërisë.
Manjani nuk lë pa thumbuar dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili një vit më parë u përpoq të ndërhynte në garën për rizgjedhjen e Armand Dukës si president i Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Armando Duka meriton urime pafund për detyrën e re që mori në krye të UEFAs. Besoj se edhe Shqipërisë veç mirë i bëhet nga ky promovim i zotit Duka në nivelet më të larta të futbollit Europian.
Nuk e di se ku i futi “koqet e hekurit” miza e kalit të bashkisë, që bënte si cub kur donte të pengonte zgjedhjet në FSHF!?-, shkruan Ylli Manjani duke thumbuar kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kujtojmë se, një vit më parë Erion Veliaj dhe Armand Duka u përfshinë në një debat të fortë në distancë, pasi kryebashiaku i Tiranës e cilësonte FSHF si “ishullin” e vetëm që nuk e kishte kapur ende, ndaj u përpoq që të rrëzonte Dukën.
Në një takim me anëtarët e Shoqatës së Fubollit Tirana, Veliaj fliste me një gjuhë vulgare për presidentin e Federatës dhe audiopërgjimi rrodhi në media, duke shkaktuar bujë të madhe.
“Si mund t’i presi robi ko*et, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës. Ne i kemi bolet prej hekuri”, dëgjohej të thoshte Veliaj.