ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 56 minutes ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 1 hour ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 1 hour ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 2 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ku ishe ti Aleksandar?

albnews by albnews
28 September, 2025
in Bota, Opinion
0
Ku ishe ti Aleksandar?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Ruben Avxhiu

A u gjet dot se çfarë ndodhi me Vuçiqin që nuk mori pjesë në takimin vjetor të Presidentit të Amerikës me udhëheqësit e shteteve në New York?

RelatedPosts

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

Lufta në Ukrainë/ DW: Ekonomia ruse nën presion, rritje taksash dhe ulje shpenzimesh

Lexova një sqarim, në fakt një lëmsh fjalësh nga ministri j Jashtëm serb, Marko Gjuriq, në rrjetin X (ish-Tuitër) ku sqaronte se Vuçiq ishte ftuar pritjen zyrtare të Presidentit Donald Trump por nuk mundi të marrë pjesë se kishte një përplasje në kalendar, për shkak të takimeve dypalëshe që kishte planifikuar.

Se vetëm Gjuriqi dhe Lavrovi i Rusisë kishin pasur biseda të vërteta me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, “jo si disa udhëheqës shtetesh dhe territoresh që bëjnë ‘selfie’ në korridor”. Këtë të fundit besoj e shkruan si shpoti me spond kundër Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. (Po Osmani ishte në pritjen e Presidentit Trump megjithëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, kurse Vuçiq dhe Serbia mungonin.)

Pastaj Gjuriq sulmonte Borko Stefanoviqin për “gënjeshtrat dashakeqëse dhe joprofesionale që po përhap në publik”.

Vajta e pashë se çfarë ka shkruar ky nga opozita: “Vuçiq, Putini, dhe Lukashenko qenë të vetmit udhëheqës që munguan në pritjen e Presidentit Trump”.

Ai i shkruan se mbase kishte takim “me shokun tënd dhe bashkëpunëtorin Slaviša Kokeza, që ia mbathi nga Serbia me një mal me fonde publike dhe përfundoi në Florida ose në ndonjë ishull ekzotik”.

Meqë po na tund ftesën që paskësh marrë Vuçiq nga Trump, i thotë Borko, mos është njësoj si ajo ftesa që gjoja mori një farë “Aleks Vuçi” për në rezidencën e Mar-a-Lagos, në Florida, paguar shumë shtrenjtë me para të dyshimta? Në fund, i tha ai, edhe ai takim shumë i përfolur dështoi me turp. Ndoshta, prej atij takimi të dështuar nuk ishte në sallën ku Amerika mbledh gjithë botën në mënyrë të përvitshme.

“…a është e vërtetë që Vuçiq është nxehur kaq shumë nga bisedat e nivelit të ulët në New York, përveç Marco Rubios, sigurisht, saqë iu vërsul Marko Gjuriqit aq Sa mezi e lanë të udhëtonte me të njëjtin avion?” shkruan Borko që ta nxehë edhe më shumë ministrin e rraskapitur të punëve të jashtme të Serbisë.

Në fakt, shumë serbë në komentet e tyre kanë të njëjtën pyetje: “Çfarë takimi paska qenë ky që Vuçiq nuk e paska lënë dot që të shkojë në pritjen e Presidentit Trump?!”

Nuk ka asnjë shpjegim racional.

Është e vërtetë, se pritja presidenciale, në fund të fundit, rrallë prodhon më shumë sesa një fotografi kujtimi me Presidentin e Amerikës, të cilët shumë udhëheqës, sidomos të vendeve të vogla e paraqesin si ndonjë arritje. Por, këto janë momente simbolike. Thjesht nuk mund të mungosh në pritjen zyrtare të shtetit bujtës të OKB-së. Nëse kryeministrat dhe presidentët e vendeve më të fuqishme të botës shkojnë në këtë pritje, sado formale, është absurde që të mungosh. Sidomos jo një vend që po shpenzon aq shumë për lobim.

Nuk kemi se si ta dimë se çfarë po ndodh vërtet në rrethin e ngushtë të Vuçiqit. Mungesa në pritjen e Presidentit Trump është bërë edhe më problematike për të për arsye se Kosova e përfaqësuar nga Vjosa Osmani ishte aty. Mund ta përqeshësh sa të duash fotografinë e saj zyrtare me Presidentin Trump, por shumica e luftës diplomatike përbëhet thjesht nga simbolika vizuale dhe çaste të tilla thjesht protokollare. Aq më tepër, kur vetë Osmani në rrjetet sociale ka shkruar se fotografisë i ka paraprirë një bisedë thelbësore. A është e vërtetë? Edhe sikur të mos jetë, serbët nuk e vërtetojnë dot. Nuk ishin aty.

Sikur të mos mjaftonte kjo, nga një fotografi tjetër, duket se Presidentja Osmani, jo vetëm që ishte në sallë, por ishte në rreshtin e parë të të ftuarve gjatë kohës që mbajti fjalën e mirëseardhjes Presidenti Trump.

“…kemi mbetur jashtë, në shoqërinë e Venezuelës, Afganistanit, Iranit dhe Bjellorusisë”, e rrotullon thikën edhe më keq Stefanoviqi.

Filloi kaq mirë kjo javë për Vuçiqin me takimin e tij kokë-më-kokë me Rubion dhe përfundoi diku në trotuaret e Manhattan-it ndërsa e gjithë bota ishte mbledhur në sallën e ndriçuar në Upper East Side, me njeriun më të fuqishëm të botës.

Intriga do të vazhdojë. Nuk do ta linte këtë pritje Vuçiq për asgjë tjetër. Po si është puna?

Presidentja Osmani tani ka një fotografi zyrtare që Vuçiqi nuk e ka. 1-0. Le të tallet sa të dojë Gjuriqi, apo të bëjë sikur kjo nuk ka rëndësi. Opozita serbe dhe kritikët e Vuçiqit nuk do të ndalen së talluri me të. Ka dhënë miliona për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe mungoi në një moment shumë kritik.

Le ta zëmë se Trump nuk e ka përjashtuar por i ka dërguar vërtet ftesë. Si duhet të ndjehet Presidenti Trump për këtë mungesë të Vuçiqit? Cili është justifikimi? “Më fal, por kam një njeri më të rëndësishëm për të takuar…” Apo nuk është ky një president me ego supergjigande e me cipë të hollë. Diçka luan këtu.

Sa i përket simbolikave, serbët shpenzuan shumë para për kamionë me fotografi të Albin Kurtit nëpër New York, ku e akuzojnë për keqtrajtim të “fëmijëve të krishterë” në Kosovë… Nuk e di se kush ua ka futur në kokë dhe ua ka mjelë paratë, por vështirë se të gjesh ndonjë fushatë propaganduese me më pak fryte, në qytetin më pak të krishterë të Amerikës, në rrugët më mospërfillëse të parrullave qarkulluese, me elemente vizive e lloje gërmash që njeriu duhet të përqendrohet për të kuptuar se çfarë është shkruar pa ditur në fund se çfarë të bëjë me mesazhin që më në fund e gjeti.

Po çfarë do të thotë pastaj, Kurti me fëmijët e krishterë?! Dmth që Kurti është ndonjë terrorist islamik apo ku di unë. Është absurde këndi i kësaj propagande.

Kryeministri Kurti, për çdo rast, iu përgjigj simbolikës me simbolikë. Një nga gjërat e para që bëri në Manhattan, vizitoi Monumentin Përkujtimor të 11 Shtatorit, aty ku vërtet goditi terrorizmi, ku u vranë edhe shqiptarë. Përkujtoi e nderoi viktimat e një tragjedie që u vajtua në Kosovë e u festua në Serbi.

Historia nuk mund të rishkruhet, aq më pak nëpër stenda kamionësh. Tani në fakt e kanë radhën shqiptarët që të dalin me kamione ku shkruhet: “Presidenti Vuçiq, ku ishe që mungove në pritjen e Presidentit Trump?” Atëhere do të qajë vërtet Gjuriqi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result