ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne UK 11 hours ago
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani 12 hours ago
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë 12 hours ago
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës 12 hours ago
Si e ndau ekonomia “Thatcheriste” e Mileit kombin e tij – por fitoi mbi Trumpin 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Ku janë 1 mld euro të humbura?” Berisha: Troplini u krenua për 60 mln euro, por kaq i ka vetëm familja Xhafaj

albnews by albnews
15 October, 2025
in Albania
0
“Ku janë 1 mld euro të humbura?” Berisha: Troplini u krenua për 60 mln euro, por kaq i ka vetëm familja Xhafaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i PD-se Sali Berisha ka lëshuar një tjetër akuzë të fortë ndaj qeverisë Rama dhe drejtësisë, duke i quajtur “narkoqeveri” dhe “narkodrejtësi” institucionet që raportuan dje në komisionet parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha falënderoi deputetët e opozitës për angazhimin dhe për “autopsinë” që i bënë institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas tij janë “armike të egra të pluralizmit” dhe “më të korruptuarat në Europë”.

RelatedPosts

“Dy raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës”, Bardhi: Kërkojmë shkarkimin e presidentit

Media ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet

I vidhte paratë në bankë klientit, zbulohet avokati hajdut

“Ju i patë vetë, mëkatarët qëndronin si mjeranë para drejtuesve të organeve të drejtësisë, që janë bashkëpunëtore në krime. Flas për drejtuesit, se ka edhe njerëz të ndershëm që përpiqen, por nuk ia dalin dot”, tha Berisha.

Ai përmendi emra konkretë, duke akuzuar Ulsi Manjën dhe Fatmir Xhafajn për lidhje me dosje hetimore dhe interesa të fshehura. “Ulsiu ka dosjen tek Altin Troplini. Jo vetëm për tokat që keni dëgjuar, por për disa çështje. Prandaj i dridhej trupi sa herë ia hidhte sytë. Ndërsa Fatmiri ka bllokuar ligjin antimafia”, tha Berisha.

Më tej, ai ironizoi deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili kishte folur për sekuestrime prej 60 milionë eurosh. “Troplini rrahu gjoksin se ka sekuestruar 60 milionë euro. Po çfarë janë 60 milionë euro? Vetëm familja Xhafaj i ka aq! Dhe për më tepër, nuk preku asnjë qindarkë nga ata”, u shpreh Berisha.

Ai përmendi edhe rastin e biznesmenit Redi Molla, duke thënë se “është liruar sepse është djali i teto Ollgës, shumë e dashur për Linda Ramën”.

Në fund të deklaratës, Berisha akuzoi kryeministrin Rama për humbjen e “1 miliardë eurove të taksave të shqiptarëve”, duke përmendur disa çështje konkrete:

630 milionë euro nga marrëveshja me kompaninë CEZ;
100 milionë euro të marrë nga buxheti i shtetit për të njëjtën çështje;
200 milionë euro të inceneratorëve, të cilat sipas tij janë kryer në bashkëpunim me Arben Ahmetajn;
50 milionë euro vjedhje në tunelin e Llogarasë;
dhe kontratën e “check up”-it, që e cilësoi “vampires së shëndetit të shqiptarëve, Vilma Nushi”.
“Ku janë këto para? Ku janë 1 miliardë eurot e humbura? Këto janë taksat e shqiptarëve, të zhdukura nga qeveria më e korruptuar në historinë e vendit”, tha Berisha. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave ne UK

15 October, 2025
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani

IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani

15 October, 2025
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

15 October, 2025
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës

FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës

15 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result