Kualifikohen debutuesit në Champions

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kairat Almaty, Pafos dhe Bodo Glimt siguruan pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League për herë të parë në histori.

Vendosmëria e këtyre skuadrave solli këtë kualifikimin. Ekipi kazak Kairat eliminoi Celtic pas goditjes së 11-metërshave në sfidën e play off. Të dy takimet si ai në Gllazgou dhe ai në Alamati u mbyllën pa gola. Futbollistët e Kairat Almaty gabuan më pak te penalltitë.

Pafos, një skuadër e themeluar vetëm 11 vite më parë, eliminoi Crvena Zvezda pas barazimit 1 – 1 në sfidën e kthimit në Qipro.

Përballja e parë në Beograd u fitua me rezultatin 2 – 1 nga qipriotët. Në takimin e djeshëm pati një incident pasi tifozët e Pafos shfaqën një parullë:

Kosova është Serbi”, madje nuk munguan edhe thirrjet edhe nga mbështetësit serbë.

Ekipi norvegjez Bodo Glimt pas arritjes deri në gjysmëfinalen e Europa League sezonin e kaluar do të debutojë në grupet e Champions.

Pas fitores 5 – 1 në takimin e parë me Sturm Graz, humbja 2 – 1 në sfidën e kthimit në Austri nuk ndikoi. Me ndeshjet që do të zhvillohen sot do të plotësohen 36 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Champions League.

Share This Article