Ndërsa Tirana është në pritje të ministrit të Jashtëm grek për të diskutuar mbi marrëveshjen e detit dhe për zgjerimin e vijes detare të Greqisë me 12 milje në detin Jon shoqëria civile kërkon që qeveria të mos ndërmarrë asnjë diskutim por tia lërë gjykatës ndërkombëtare.
Ambientalisti Sazan Guri duke treguar hartën thotë se me mënyrën si synon të bëjë matjen Greqia arrin deri në Përmet dhe e merr në tavolinë aforfe.
“Na duhet kohë. Qeveria nuk ka këllqe të ndajë çështje të tilla që janë më të mëdha se gjithë Shqipëria. Boll historia na ka dënuar kur na morën atë që quhej Epiri, Akili, Aleksandri i Madh apo Skëndërbe. Na morën Epirin, tani nuk mundet që t’i lejojmë që ato të heqin një tërthore nga kjo zonë, për të ardhur në varret e ushtarëve grekë në Përmet, që janë varret e gjyshërve tanë. Nuk ka nevojë të thonë me luftë që Epiri i Veriut është Greqi, por e merr në atë që quhet tavolinë, e merr me dokumenta, e merr me deskop, e merr afrofe. Nuk është puna që të ngrihesh dhe të bësh luftë. Arma më e madhe shqiptare për sot është dija. Ka shumë të tjerë që qeveria i ka mbërthyer për të mos folur. Kjo është e dhimbshme dhe e turpshme, por ne si stërnipër të gjakut të të parëve dimë të flasim, të mbrojmë qeverinë për të mbrojtur vendin dhe atdheun”, tha Sazan Guri.