Kufiri Kanada-SHBA do të mbetet i mbyllur deri më 21 nëntor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kufiri midis SHBA-së dhe Kanadasë do të mbetet i mbyllur për udhëtime jothelbësore deri më 21 nëntor, me qëllim frenimin e pandemisë së Covid-19, njoftoi sot ministri kanadez i Sigurisë Publike, Bill Blair.

“Vendimet tona do të vazhdojnë të bazohen në rekomandimet më të mira të shëndetit publik në dispozicion, për të garantuar sigurinë e kanadezëve”, shkroi ai në Twitter.

Mbyllja e kufijve të SHBA-së me dy partneret e saj të tregtisë së lirë, Kanadanë dhe Meksikën, u vendos në mars dhe që nga ajo kohë është zgjatur çdo muaj.

Lejohen vetëm tregtia e mallrave dhe produkteve, si edhe udhëtimet që konsiderohen thelbësore.

Share This Article