Kufizime të reja në Britani, ja masat anti-Covid që do merren sipas zonave

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson, zbuloi sot një sistem të ri izolimi me ‘tre nivele’, por hodhi poshtë idenë e një karantinimi të plotë kombëtar. Ai deklaroi se masat më drastike do të merren për pub-et, që do të mbyllen dhe ndalimi i takimeve mes pjesëtarëve të familjeve të ndryshme. Sipas Johnson ai nuk ka zgjidhje tjetër, pasi numri i viktimave po rritet.

Kufizime të reja në Britani, ja masat anti-Covid që do merren

Kryeministri tha se ai nuk donte të “mbyllte jetën dhe shoqërinë”, por duhej të parandalonte që virusi të përhapej, përmes një plani. Zonat e Britanisë do të ndahen sipas numrit të infeksioneve në zona me rrezik ‘të mesëm’, ‘të lartë’ dhe ‘shumë të lartë’, ku tek kjo e fundit ndër të tjerash është edhe Liverpool.

Çfarë do të ndodhë në zonat e rrezikut ‘të mesëm’ (Niveli 1):

Njerëzit që jetojnë në këto zona nuk do të përballen me kufizime të mëtejshme në këtë fazë. Masat aktuale janë ato që pub-et mbyllen në norin 22:00, këshillohet të punohet nga shtëpia, maskat janë të detyrueshme.

Kufizime të reja në Britani, ja masat anti-Covid që do merren

Çfarë do të ndodhë në zonat me rrezik të lartë (niveli 2):

Nuk do të mund të shkohet në shtëpitë e miqve dhe familjarëve të tjerë, me të cilët nuk jetojnë në një banesë.

Takimet në ambiente të jashtme mes familjeve janë ende të lejuara, duke përfshirë edhe ato në oborre apo kopshte private.

Çfarë do të ndodhë në zonat me rrezik ‘shumë të lartë’ (Niveli 3)?

Zonat që përfshihen në këtë kategori përballen me kufizimet më të rënda. Qeveria do të vendosë ndalimin e takimeve mes personave të familjeve të ndryshme brenda shtëpive dhe në rastet kur kanë kopshte private.

Kufizime të reja në Britani, ja masat anti-Covid që do merren

Njerëzit mund të takohen vetëm në ambiente të hapura publike, si në park, pyll, plazh dhe në grupe me jo më shumë se 6 veta. Pub-et dhe baret do të mbyllen nëse nuk janë restorante.

Alkooli nuk do të shërbehen askund, përveç se në rastet kur klientët janë duke ngrënë. Dyqanet, shkollat dhe universitetet do të vazhdojnë të qëndrojnë hapur./ Burimi The Sun

Share This Article