ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 10 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 10 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 10 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 10 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

KUJDES! Ekspertët bëjnë parashikimin e frikshëm për njerëzimin: Inteligjenca artificiale do të…

albnews by albnews
31 May, 2023
in Bota, Kulture, UK
0
KUJDES! Ekspertët bëjnë parashikimin e frikshëm për njerëzimin: Inteligjenca artificiale do të…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Teknologjia e njohur si Inteligjenca Artificiale (AI) përveç ‘avantazheve’ mund të ketë dhe efekte të padëshiruara ansore, si për shembull zhdukjen e racës njerëzore, paralajmërojnë së fundmi ekspertë të grupeve teknologjike si OpenAI e Google Deepmind.

Dhjetra të tjerë kanë mbështetur deklaratën e tyre te publikuar në faqen Centre for AI Safety. duke kërkuar ndalim të perfeksionimit të kësaj teknologjie të pakontrolluar.

RelatedPosts

Dua Lipa hyn në botën e kujdesit të lëkurës me linjën e re “Dua by AB Science” në bashkëpunim me Augustinus Bader

Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit

Ndriçon sa 10 trilionë diej, regjistrohet stuhia më e madhe e një vrime të zezë

“Zbutja e rreziqeve të zhdukjes tonë nga AI duhet të jetë një prioritet global së bashku me të tjera rreziqe madhore kolektive si për shembull lufta bërthamore”, thuhej më tej.

Disa të tjerë eksperte thonin se rreziqet janë të ekzagjeruara.

Por Sam Altman, drejtori ekzekutiv i grupeve ChatGPT dhe OpenAI, Demis Hassabis, kreu i Google DeepMind dhe Dario Amodei i grupit Anthropic, kanë mbështetur të gjithë deklaratën.

Dr Geoffrey Hinton, i cili kishte paralajmëruar më parë për rreziqet nga makineritë super-inteligjente AI, ka mbështetur thirrjen.

Ndërsa Prof LeCunn, i cili punon për Meta, ka thënë se paralajmërimet apokaliptike janë të ekzagjeruara.

Zyrtarja e Institutit të Etikës së AI në Oxford, Elizabeth Renieris tha për BBC News se rreziqet janë më të afërta nga sa besohet

“Avancimet në teknologjinë AI shumëfishojnë masën e vendimmarrjes së këtyre makinerive që është e njëanshme, diskriminuese dhe gjithsesi e paderjtë pasi ato nuk i japin llogari askujt për atë që bëjnë”, tha Renieris.

Ajo shtonte se shumë mjete të inteligjencës AI kanë “dorë të lirë” në të gjithë eksperiencën e tyre me njerëzit.

Shumica prej tyre deri tani janë trajnuar të krijojnë përmbajtje arti, teksti, muzike ose të imitojnë krijues të tjerë, teksa këta të fundit po transferojnë gjithnjë e më shumë pushtet pasuri te këto mjete të enteve private.

Mbulimi mediatik i kërcënimit “ekzistencial” nga inteligjenca artificiale është shtuar së fundmi që kur ekspertë të ndryshëm, përfshi dhe Elon Musk, nënshkruan një letër të hapur ku kërkohej ndalimi i gjeneratës së ardhshme të teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Në letër shkruhej se nëse ne “zhvillojmë mendje jo-njerëzore që mund të bëhen më shumë se ne, ato do të jenë më të ditura dhe do të na zëvendësojnë”.

Deklarata e fundit krahason kërcënimin e teknologjisë me atë të luftës bërthamore.

Në një prej diskutimeve grupi OpenAI sugjeronte se superinteligjenca duhet të ketë rregullatorë të ngjashëm me ato të energjisë bërthamore: “Ne rrjedhimisht duhet të kërkojnë një agjenci rregulatore në lidhje me super-inteligjencën”.

Dhe në fakt Sam Altman dhe kreu ekzekutiv i Google, Sundar Pichai kanë kërkuar diskutime me kryeministrin britanik për çështjen.

Por Rishi Sunak duket se ishte më i fokusuar te avantazhet e dukshme të saj për shoqërinë. “Ju e keni parë që Ai po ndihmon njerëz të paralizuar të ecin përsëri, po bën zbulime shkencore, por sigurisht që duhet të sigurohemi që kjo të bëhet në mënyrë të sigurt”, tha ai.

“Do të vendosim kufizimet e duhura për rreziqet e pasqyruara nga AI, ashtu si për pandemitë apo luftërat”, shtoi Sunak.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result