Kujdesi intensiv në Francë i zënë në 80 %

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata në Francë është e tensionuar dhe shqetësuese, ndërsa pacientët Covid kanë zënë 4 000 nga 6 000 shtretërit e reanimacionit në të gjithë Francën ose 80% të kujdesit intensiv, deklaroi sot ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, duke theksuar se situata është e destinuar të përkeqësohet në javët e ardhshme.

“Ile-de-France, rajoni i Parisit është një shqetësim i veçantë dhe, sidomos, në lidhje me pranimet në reanimacion”, shtoi ministri.

“Situata është e tensionuar dhe variantet, që sot përfaqësojnë 67% të rasteve në Francë, janë përgjegjëse për rastet më të rënda, si edhe për numrin më të madh të infektimeve”, vuri në dukje Véran, duke dhënë një shpjegim për rritjen e pacientëve në terapitë intensive.

Ai tha se nuk dihet kur do të jetë kulmi i kësaj vale, por nëse situata do të bëhet e pakontrollueshme, qeveria do të detyrohet të marrë masa më të rrepta për të shpëtuar jetë./ /ervo/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Share This Article