ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 28 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 31 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 34 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 36 minutes ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 41 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Kujdesi shëndetësor ndaj grave në Britani krahasohet me shëndetësinë në Kosovë

albnews by albnews
25 January, 2023
in Kosova, UK
0
Kujdesi shëndetësor ndaj grave në Britani krahasohet me shëndetësinë në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas një ankete të publikuar në medie ndërkombëtare, kujdesi shëndetësor ndaj grave në Britaninë e Madhe është krahasuar me nivelin e shërbimeve në Kosovë dhe në Kazakistan dhe thuhet se është më i dobët se kujdesi shëndetësor në Kinë.

Në bazë të një studimi të Indeksit Global të Kujdesit Shëndetësor ndaj Grave të kompanisë “Hologic”, gjendja e kujdesit shëndetësor ndaj grave në Britani është më e dobët se në Francë, në Shtete të Bashkuara dhe në Zelandë të Re.

RelatedPosts

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Britania mori vetëm 60 pikë nga 100 të mundshme në këtë indeks, duke shënuar rënie për tri pikë në krahasim me vitin e kaluar. Kështu, Mbretëria e Bashkuar krahasohet me Slloveninë, Poloninë dhe Kosovën, shkruan gazeta britanike, “Evening Standard”.

Megjithatë, Britania ndodhet mbi mesataren globale prej 53 pikësh në këtë indeks. I pari është Tajvani me 70 pikë, ndërsa i fundit Afganistani me vetëm 22 pikë.

Analistët e përmendën mungesën e qasjes në kujdesin parandalues, si skanimi për kancer, dhe përkrahja për çështje të shëndetit mendor në mesin e arsyeve për rezultatin e dobët të Britanisë.

Dr. Nighat Arif, mjeke familjare që është duke specializuar për shëndetin e grave, tha: “Shoh pengesa përditë në punën time si mjeke familjare që gratë ballafaqohen me qasje në kujdesin rutinor dhe madje në masa shëndetësore parandaluese që shpëtojnë jetë, si skanimi për kancer të qafës së mitrës dhe për kancer të gjirit, që mund të shkaktojnë vonesa të panevojshme për diagnostikim dhe trajtim për gratë.

Sipas hulumtimit, gratë në Britani presin mesatarisht gati katër muaj për terminin e parë me një gjinekolog/e. Gati 38 mijë gra kanë pritur më shumë se një vit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë tha: “Ne e kemi vendosur shëndetin e grave në krye të agjendës duke e publikuar Strategjinë e Shëndetit të Grave për Angli, duke e emëruar për herë të parë ambasadoren për shëndetin e grave dhe duke ndërmarrë veprime për ta rritur furnizimin e për ta ulur koston e terapisë së zëvendësimit të hormoneve.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result