ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ pĂ«r lidhjen e tij tĂ« re me Manchesterin 2 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 2 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kujt nuk i leverdis heqja e barrikadave?

albnews by albnews
30 December, 2022
in Kosova
0
Kujt nuk i leverdis heqja e barrikadave?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në veri të Kosovës ka elemente ekstreme, që nuk janë nën kontrollin e Beogradit zyrtar, dhe atyre nuk u konvenon heqja e barrikadave që u ngritën në atë zonë, vlerëson politologu Ognjen Gogiç nga Mitrovica e Veriut.

Një shenjë e kësaj, sipas tij, është nisja me vonesë e largimit të barrikadave.

RelatedPosts

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Grupe serbësh në veri kanë mbajtur të bllokuara disa rrugë që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, për gati tri javë. Ata i janë përgjigjur kështu arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç, nën dyshimet për sulm ndaj disa zyrtarëve kosovarë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili i ka mbështetur barrikadat, ka thënë mbrëmjen e 28 dhjetorit se ato do të hiqen “për 24 orë ose 48 orë”, pasi ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar, se kërkesat e serbëve që kanë bllokuar rrugët, do të plotësohen.

Largimi i barrikadave, megjithatĂ«, nuk ka nisur deri pasditen e 29 dhjetorit dhe, ndĂ«rkohĂ«, janĂ« djegur edhe dy kamionĂ« qĂ« kanĂ« bllokuar rrugĂ«n te lokacioni i njohur si ShkĂ«mbi i DudĂ«s, nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut.

Gogiç: Disa elemente në barrikada nën kontroll të Radoiçiçit, jo Vuçiçit

Gogiç thotĂ« se kĂ«to zhvillime, bashkĂ« me afatin 48-orĂ«sh tĂ« Vuçiqit, janĂ« shenja se presidentit serb i duhet kohĂ«, pasi â€śka probleme me kontrollin e situatĂ«s” nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s, ku popullatĂ«n shumicĂ« e pĂ«rbĂ«jnĂ« serbĂ«t.

Gogiq thotë se ekzistojnë grupe që nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar, por marrin instruksione nga disa “njerëz të pushtetshëm në Kosovë”.

“Sipas njohurive qĂ« kam, duket se Millan Radoiçiç ka njĂ« rol tĂ« pavarur dhe se ai po lufton pĂ«r pozitĂ«n e tij nĂ« KosovĂ«. NdonĂ«se, ditĂ« mĂ« parĂ«, janĂ« fotografuar bashkĂ« [Vuçiq dhe Radoiçiq] dhe ai u paraqit nĂ« disa tubime ku ishte edhe Vuçiqi, marrĂ«dhĂ«niet e tyre nuk janĂ« mĂ« tĂ« mirat. Mendoj se aty ekziston lufta pĂ«r epĂ«rsi. NĂ« disa momente Ă«shtĂ« dukur sikur Vuçiqi Ă«shtĂ« pĂ«rpjekur tĂ« lirohet nga Radoiçiqi. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Radoiçiq po pĂ«rpiqet tĂ« ruajĂ« pozitĂ«n e tij relevante. UnĂ« mund tĂ« supozoj se elementet rreth barrikadave, qĂ« nuk kanĂ« qenĂ« nĂ«n kontrollin e Beogradit, janĂ« pikĂ«risht njerĂ«z tĂ« Millanit”, thotĂ« Gogiç pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Millan Radoiçiç është aktualisht nënkryetar i Listës Serbe, e cila njihet si partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Zyrtarë të kësaj partie janë parë në vazhdimësi afër barrikadave në veri.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Listës Serbe me pyetjen se a ka dallime në qasje brenda këtij subjekti politik, lidhur me vendimin për heqjen e barrikadave, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Maliqi: Vuçiç po krijon alibi

Agon Maliqi, njohës i proceseve politike në Kosovë, thotë se në veri të vendit ka elemente ekstreme, por, siç thotë ai, gjatë javëve të kaluara, është parë që Beogradi zyrtar ka kontroll të plotë mbi to.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur nën dirigjimin e Beogradit zyrtar dhe ato largohen, po ashtu, me urdhër prej atje.

Mospajtimi i disave në veri të Kosovës me heqjen e barrikadave, thotë Maliqi, i krijon Vuçiçit alibi për politikën e tij të mëtejshme.

“Është një pretekst i mirë për Vuçiçin, për ta penguar ecjen përpara në proceset e mëtejshme, sidomos të dialogut [për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën] – kjo alibi se aty ka elemente që ndoshta nuk do t’i dëgjojnë urdhrat e tij. Aty mund të ketë serbë që janë të interesuar për masa më ekstreme, por unë dyshoj shumë që Beogradi e ka të pamundur t’i disiplinojë ata. Së dyti, në rast se kjo është e vërtetë, atëherë Beogradi, thjesht, nuk mund të jetë palë garantuese për asgjë dhe as për marrëveshjen përfundimtare [me Kosovën]”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Garanci që “amniston kriminelët”?

Pas takimit që zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve të Kosovës, mbrëmjen e 28 dhjetorit në Rashkë, Vuçiç tha se ka marrë garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se kërkesat e protestuesve serbë që mbajtën të bllokuara rrugët, do të plotësohen.

Nga komuniteti serb në Kosovë nxorën tri kushte: lirimin e Pantiqit, garanci se njerëzit që ishin në barrikada, nuk do të ndiqen penalisht, dhe garanci se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk do t’i lejojë forcat speciale të Kosovës të hyjnë në veri të Kosovës.

Masa e paraburgimit prej 30 ditĂ«sh pĂ«r Pantiçin u zĂ«vendĂ«sua mĂ« 28 dhjetor me arrest shtĂ«piak.

Gogiç thotë se deklarata e Vuçiçit lë të kuptohet se as personat që kanë kryer vepra kriminale, nuk do të ndiqen.

“Kjo do të thotë se edhe aktivitetet e rregullta të policisë për ruajtjen e sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit, ata [grupet e serbëve] mund t’i shpallin si terror të Prishtinës dhe sërish të dalin në barrikada. Kjo do të thotë se në këtë mënyrë formohet vakum i sigurisë”, thotë Gogiç.

Garancia se askush nuk do të ndiqet penalisht në veri të Kosovës, të cilën e përmendi Vuçiç, sipas analistit Agon Maliqi, është një lloj amnistie për personat me vepra kriminale.

Në këtë mënyrë, shton ai, mungesa e çfarëdolloj kontrolli efektiv të institucioneve të Kosovës në veri të vendit, bëhet zyrtare.

“Kjo është heqje dorë prej ushtrimit të funksionit të sigurisë në veri, në një kohë kur atje strukturat e caktuara pretendojnë se nuk marrin urdhra as nga Beogradi. Është krejtësisht e qartë se atje [në veri], në këtë kontekst, sundon Qeveria e Beogradit dhe ka kontroll efektiv mbi territorin”, thotë Maliqi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar shkurtimisht nisjen e largimit të barrikadave, tha se “vetë i vunë” dhe “vetë i hoqën”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë paraprakisht se janë duke punuar me Kurtin dhe Vuçiçin, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

Serbia, që nga koha e pasluftës më 1999, mbështet strukturat e saj paralele në veri të Kosovës.

Dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje, zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ pĂ«r lidhjen e tij tĂ« re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ pĂ«r lidhjen e tij tĂ« re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result