Kujtim Shala: SHBA nuk pranoi Kurtin si lider të delegacionit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë në T7 se administrata e SHBA-së nuk e donte kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si lider të delegacionit të Kosovës në dialog.

“Administrata nuk e ka njohur kryeministrin si lider të delegacionit të Kosovës. LDK është përpjekur që të ndërmjetësoj. Ishte me rëndësi që administrata e SHBA’së të dinte që ne si partner e përkrahim kryeministrin. Por ata ishin insistues që kryeministri nuk do të udhëheqte dialogun”, thotë Shala.

“Problemi kryesor ishte raporti me SHBA-në”, shton ai.

Tutje Shala thotë se  me të dërguarin Special të SHBA’së për dialog, Richard Grenell, nuk ka pasur kurrë kontakte por ka thënë se Kurti nuk i interpreton deklaratat e tij si duhet.

Share This Article