“Kujtoi se do ta prisnin me lule në Ukrainë”, oligarku rus parashikon pse Putini do të tërhiqet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Vladimir Putin besonte se do ta prisnin me lule në Ukrainë”. Kjo është deklarata e një prej oligarkëve rusë në lidhje me luftën më të madhe që ka shpërthyer tashmë në një vend të Europës që prej vitit 1945.

Mikhail Khodorkovky shprehet se tirani rus jeton në realitetin e tij dhe beson se në botën që ka krijuar përreth tij në 20 vitet e fundit do të mirëpritet nga njerëzit në ish-republikën sovjetike si çlirimtar.

Duke hedhur poshtë akuzat se Putin është i çmendur, ish-manjati i naftës shprehet se gjithçka që ka ndodhur në ditët e fundit, ishte e papritur për kreun e Kremlinit.

Khodorkovsky, i cili u burgos pasi u përplas me Putin dhe më pas u arratis në Londër në vitin 2013, parashikon gjithashtu se luftënxitësi rus do të detyrohet të tërhiqte nga Ukraina për të shtypur kryengritjet kundër luftës dhe rënies ekonomike që nga ora në orë po shtohen në Rusi.

Ai i bëri thirrje Perëndimit që të vijojë me vendosjen e sanksione të rrepta ndaj Bankës Qendrore të Moskës për të ndaluar agresionin e Putinit.

Share This Article