Duka: Një djalë me kapuç vuri dinamitin, kamerat e kanë filmuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i FSHF-se Armando Duka mbrëmjen e sotme ka qenë në stadiumin “Air Albania” duke ndjekur ndeshjen Dinamo – Tirana kur pranë banesës së tij ka ndodhur shpërthimi.

“Në banesë ka qenë djali dhe gruaja. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime në njerëz, porta është larg nga banesa por ka qenë shpërthim i madh. Kamerat kanë filmimin e personit që ka hedhur dinamitin. Një person me kapuc ka vënë dinamitin”, tha Duka për gazetarët.

Ai tha se uron që të jetë një rastësi dhe se pas kontrollit të kamerave është parë një person me kapuç që ka vënë lëndën shpërthyese.

“Shpërthim de dera e shtëpisë. Aty kanë qenë djali dhe gruaja. Uroj që të jetë një rastësi. Shpërthimi ka qenë i madh dhe porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi kamerat e shtëpisë dhe të rrugës. Duket një person me kapuç dhe që vë atë lëndën shpërthyese.

Nuk e di nëse ka lidhje me audiopërgjimin. Shih se sa policë ka këtu dhe këta janë të aftë që t’i kapin këta persona. Nuk ka lidhje me filmat e Veliaj, ai është me skenar. Nuk kam dyshime se kush e ka bërë“, tha Duka.

Ndërkohë policia njoftoi:  

Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article