Kuka: Të rinjtë si Majlinda po na bëjnë krenar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i xhudistes dhe i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, Driton Kuka ka thënë se të rinjtë si Majlinda po na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë.

Kuka ka postuar një fotografi të Majlindës, duke shkruar se ky është një nga çastet e fitoreve të Majlindës në Grand Prix Tel Aviv.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur vitin 2019. Ajo dje ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Prix që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistja në finalen e madhe të këtij evenimenti, mundi Gili Cohen.

Majlinda ka treguar performancë të madh në këtë turne që nga dueli i parë, dhe më plot meritë në fund iu gëzua medaljes se artë.

Në sfidën finale, Majlindës iu deshën vetëm pak skedona për ta “rrahur” nikoqiren e këtij turneu, Gili Cohen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply