Kukës, vështirësi në furnizimin me ujë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti i Kukësit këtë verë po vuan mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas ndërmarrjes së Ujesjellës Kanalizimeve të Kukësit, mungesa e ujit në burimin kryesor, ku varet edhe furnizimi, ai i fshatit Kolesjan, nuk ka prurje të mjaftueshme për të përballuar konsumatorët.

Rrjeti furnizohet me rreth 60 litra ujë në sekondë, e pamjaftueshme për të përballuar situatën. Ndërsa burimet e tjera kanë rënë edhe nën 15 litër ujë për sekondë. 

Përveç mungesës së ujit, ujesjellësi po përballet edhe me defekte teknike në tubacione. 

Banorët thonë se në rubinetat e tyre uji rrjedh vetëm pak orë në ditë. 

Shumë prej tyre cilësojnë absurde furnizimin me uje me orare, në një vend siç thonë ata të rrethuar nga burimet ujore. 

Për të përballuar këtë situatë Ujësjellësi vlerëson se e vetmja zgjidhje për zgjatjen e orarit është gjetja e një burimi tjetër furnizimi.

Share This Article