Kukësi e pret Ramën me protesta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama do të pritet me protestë edhe në qytetin e Kukësit ku pritet të jetë sot për fushatë elektorale.

Partia Demokratike, dega Kukës i ka dërguar një shkresë policisë së Kukësit por dhe bashkisë së këtij qyteti për të kërkuar leje për tubimin në mbrojtje të demokracisë, shtetit ligjor dhe shkëputjes së lidhjeve mes politikës dhe krimit si garanci për zgjedhje të lira.

Dega PD kërkon leje për të mbajtur tubim  në sheshin Skënderbej, tek aeroporti Shtiqen por edhe në Bicaj e kthim.

Ora e fillimit të protestës do të jetë 14;00 dhe do të përfundojë në orën 22:00.

PD parashikon që numri i pjesëmarrësve të jetë më shumë se 5 mijë persona.

Share This Article