Kukësi zgjedh sot kryebashkiakun e ri, mbyllet procesi i votimit, pritet nisja e numërimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës. Në zgjedhjet e sotme në Kukës kishin të drejtë të vote 45 900 persona.

Sipas KQZ, gjithsej janë ngritur 74 qendra votimi për garën e parakohshme mes Albert Halilit nga Partia Sociualiste dhe Emri Vatës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ky proces i përsëritur zgjedhor, siç është shprehur dhe vetë kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 25 milionë lekë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit.

 Procesi zgjedhor i kësaj të diele ka qenë i qetë dhe nuk janë regjistruar incidente.

Procesi i numërimit të votave parashikohet të nisë me vonesë pasi transportimi i kutive do të marrë kohë, për shkak të largësisë gjeografike që kanë zonat administrative me qendrën e qytetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se deri në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 44.26%

Share This Article