Kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka njoftuar se më datë 4 mars, do të zhvillohet një takim në Londër me shqiptarët që jetojnë atje.
Në një postim në Facbook, Gjici bëri me dije se takimi do të mbahet në kuadër të vijimit të turit me emigrantët kuksianë në Londër, ku sipas tij do të diskutohet mbi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin.
Ndërkohë qyteti i Kukësi ka shifrat të larta të emigrimit.
Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik të zonës ka bërë që numri largimi i qytetarëve kuksianë drejt vendeve të BE-së të jetë i lartë , veçanërisht në Angli.
Postimi i plotë:
Vijojmë me turet bashkëbiseduese këtë herë me emigrantët kuksianë që janë në Londër, me fokus diskutimi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin.
Më datë 4 mars, ditë e shtunë, ora 18:00 (me orën e Anglisë), ju ftojmë në Holiday Inn AN IHG’HOTEL London Camden Lock. Pjesë e takimit do jenë edhe rapsodët Rexhep Kovaçi e Hysen Dida.
Në adresën (location):
30 Jamestown Road
Camden ToWn
Nw17BY
England