Kukulla gjigante e Pele tmerron fansat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

1

Katër muaj pas vdekjes, Pele është nderuar sërish në një stadium futbolli në Brazil. Një kukull e madhe me pamjen e tij doli në fushën e lojës për të luajtur topin e parë të një finaleje kupe.

Lojtarët dhe arbitrat e ndeshjes së finales Retro-Sport Recife ishin grumbulluar në mesin e fushës, aty ku kukulla gjigante e Pele erdhi dhe shkelmoi topin mes duartrokitjeve.

Kukulla e madhe kishte zinxhirin e pantallonave hapur, për të mundësuar që njeriu brenda saj të shihte sa më mirë. Por, kur po largohej, burri mendoi se ishte ide e mirë që të nxirrte dorën nga hapësira e pantallonave dhe të përshëndeste publikun e pranishëm në stadium.

Pele, i cili ka fituar 3 Botërorë me Brazilin, ndërroi jetë vitin e kaluar, në moshën 82-vjeçare.

Share This Article