Kulla Eiffel në Paris rihapet për vizitorët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ja pra! Pas më shumë se 8 muaj mbyllje, më në fund rihapen dyert e mia. Sa mirë, e t’ju shoh përsëri”, thuhet në llogarinë zyrtare.

Monumenti emblematik i Parisit, Kulla Eiffel, rihapi sot dyert për vizitorët, tetë muaj pasi u mbyll për shkak të bllokimit nga COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ja pra! Pas më shumë se 8 muaj mbyllje, më në fund rihapen dyert e mia. Sa mirë, e t’ju shoh përsëri”, thuhet në llogarinë zyrtare.

Vizitorët tani mund të arrijnë edhe një herë në majën e monumentit në 300 metra, me shkallë ose me ashensorë.

Lokacioni do të jetë i hapur shtatë ditë në javë, nga ora 09:30 deri në orën 22:30. Hyrja do të kufizohet në 10.000 vizitorë në ditë, njësoj si vitin e kaluar, krahasuar me 25.000 para marsit të vitit 2020 para se të hynin në fuqi kufizimet e COVID-19.

Duke filluar nga 21 korriku, leja shëndetësore e mandatuar nga qeveria që provon se është vaksinuar ose ka kryer një test negativ të COVID-19 më pak se 48 orë më parë, do të jetë e detyrueshme për të gjithë vizitorët e moshës 18 vjeç e lart. Maskat e fytyrës do të jenë gjithashtu të detyrueshme sipas masave aktuale shëndetësore.

Share This Article