Kulla pas TKOB, PD thirrje SPAK: Nxirrni të vërtetën mbi këtë investim gjigant

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë në lidhje me financimin e kullës që po ndërtohet pas Teatrit të Operës dhe Baletit.

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, në një dalje për mediet iu drejtua Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion për të nxjerrë të vërtetën mbi “Malin e Tiranës”.

Karabina theksoi se “Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes”.

Sipas saj, vetingu në politikë, miratimi i një pakete agresive kundër krimit dhe korrupsionit të politikanëvë të lartë, dënimi i tyre për korrupsion dhe sekuestrimi i pasurive janë domosdoshmëri jetike për fatet e zhvillimit të vendit.

“Zbardhja dhe çuarja para përgjegjësisë e ideatorëve dhe zbatuesve të skemave të pastrimit të parave është një shërbim i madh që i bëhet qytetarëve shqiptare,” tha zëdhënësja e PD.

Share This Article