Kumbulla: Nuk u mendova dy herë për Romën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marrash Kumbulla dëshiron më shumë minuta në këmbët e tij te Roma.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ka qenë titullar nën urdhëratë e Paulo Fonseca, por shpreson që me Jose Mourinhon do të ndryshojë situata.

Ai në sezonin e parë te Roma, është paraqitur 14 herë në Serie A dhe vetëm 21 herë në të gjitha garat.

“Jam gëzuar shumë, sepse më donin shumë ekipe të forta, por kur dëgjova se Roma më donte ishte një vendim i lehtë”, tha Kumbulla për Goal.

“Brenda pak orësh vendosa të shkoja në Romë dhe isha shumë i lumtur për këtë”.

Ai nuk luajti rregullisht siç shpresonte, por  nuk mban inat ndaj ish-trajnerit tashmë Paulo Fonseca, i cili u lirua nga detyrat e tij në fund të sezonit.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me Fonseca, padyshim që doja të luaja më shumë, por kur je në një ekip shumë të mirë me lojtarë shumë të talentuar ndonjëherë është e vështirë të gjesh hapësirë”. 

Share This Article