Connect with us

Albania

Kumbulla rrëfen pse e zgjodhi Kombëtaren e Shqipërisë

Published

on

Marash Kumbulla është një nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në Serie A. Qysh në sezonin e parë debutues në elitën e futbollit italian, shkodrani kuqezi ra në sy.

Tashmë, mjaft klube janë vënë në gjurmët e tij, ndër të cilët thuhet se Interi është në “pole position”. 20-vjeçari ka dhënë një intervistë të veçantë për “SportWeek”, duke u ndalur në hapat e parë të karrierës, modelet që ka në rolin e tij dhe shumëçka tjetër.

Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të kësaj interviste të gjatë e plot ide, mjaft interesante, ku Kumbulla prek edhe tema të tilla si “Coronavirus”.

SHQIPËRIA – “Zgjodha të luaj me kombëtaren shqiptare sepse e gjithë familja ime është shqiptare. Edhe unë, gjithashtu, ndihem shqiptar. A kanë djemtë shqiptarë një mentalitet tjetër? Është çështje stimuluese: në përgjithësi ato vijnë nga situata më të vështira se ato, në të cilat rriten fëmijët italianë. Dhe për të dalë prej saj, ju duhet një uri dhe dëshirë e veçantë”.

Advertisement

KARANTINA – “Kjo pandemi më mësoi të mos e merrja gjithçka si të mirëqenë dhe të kënaqem me gjërat e vogla. Unë kam qenë në gjendje të kaloj më shumë kohë me familjen, gjithashtu mësova të bëja “rizotto” me shije. Shkurt, në të gjitha gjërat që kam bërë, jam argëtuar, edhe pse më mungonte jeta e përditshme, Greta (e dashura) dhe stërvitja”.

SERIOZ, POR JO I MADH – “Unë ende ndjehem pak si një fëmijë, në kuptimin që më pëlqen të argëtohem. Dhe pastaj ende luaj “PlayStation”. E bëj këtë edhe kur Greta kërkon vëmendjen time. Ajo me të drejtë zemërohet”.

HAPAT E PARË NË FUTBOLL – “Kur ​​isha katër vjeç, babai im më regjistroi në shkollën e futbollit të Peschiera. Ai donte të përcillte pasionin e tij tek unë dhe duhet thënë se gjithçka shkoi mirë (qesh). Edhe vetë isha i lumtur që shkoja në stërvitje dhe, për të qenë i sinqertë, jam akoma. Trajnimi është gjithçka për mua. Verona? Unë mendoj se çdo futbollist i ri ëndërron të luajë për ekipin e qytetit të tij. Unë bëra disa prova te Hellas dhe drejtuesit më përzgjodhën në ekipin e parë”.

Advertisement

PARATË – “Me pagën time të parë si futbollist nxora familjen për darkë. Unë nuk jam i fiksuar pas shpenzimeve dhe lekëve. Thjesht i plotësoj vetes disa teka, siç janë disa veshje, apo video-lojëra…”

SHKOLLA – “Futbolli nuk më ndaloi t’i vazhdoja studimet. Unë jam tani në vitin e fundit të shkollës për administrim, financë, marketing dhe kontabilitet. Institucioni ku mësoj më ndihmon shumë dhe gjithmonë më ka dhënë mundësinë të studioj nga shtëpia, madje edhe para bllokimit të Covid-19”.

ROLI – “Më pëlqen të jem mbrojtës. Më pëlqejnë duelet, madje edhe ato ajrore dhe me kontakt fizik. Dhe pastaj nuk ka asgjë më të kënaqshme sesa një shpëtim rasti për gol, si njeriu i fundit, para portierit”.

Advertisement

PIKAT E FORTA – “Kur luaj, jam shumë i përqendruar, i ftohtë dhe i vendosur. Këto janë të gjitha aspektet e karakterit tim. E kuptoj mirë veten kur luaj “PlayStation” ose lojra të tjera me miqtë. Për shembull, nëse ata fitojnë, brohorasin. Nëse humbasin, dëshpërohen. Në vend të kësaj unë kurrë nuk e humb ekuilibrin dhe gjakftohtësinë”.

PIKAT E DOBËTA – “Mendoj se kufiri im më i madh është këmba e dobët. Më saktësisht, duhet të përmirësohem me këmbën e majtë”.

JURIC – “Misteri (trajneri) është një motivues, punëtor i madh. Ai di si t’i stimulojë lojtarët, që të performojnë më mirë. Trajneri më ka ndihmuar shumë, ai më bëri që të rizbuloja tërbimin konkurrues timin vitin e kaluar. Për shkak të dëmtimeve, e pata humbur pak besimin”.

Advertisement

FRYMA E EKIPIT – “Në stërvitje, Pazzini më jep shumë këshilla se si t’i ndaloj sulmuesit. T’ju tregoj një shembull: duke folur për kundër-lëvizjen, ai më mësoi të mos qëndroj shumë afër sulmuesve, për t’i parandaluar ata të largohen nga unë”.

MODELET – “Që kur isha fëmijë, e kam admiruar shumë Chiellini për shpirtin e tij konkurrues. Tre mbrojtësit më të fortë sot? Van Dijk për forcën e tij fizike, Sergio Ramos për përvojën dhe vendosmërinë në fushë, si dhe De Vrij për aftësinë për të lexuar veprimet”. /Telesport/

Advertisement
Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania17 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK16 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending