Kundërshtarët e Johnson përballen me “shantazh”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson po lufton me pretendimet se kritikët konservatorë po përballen me një “kërcënim” që mund të jetë edhe një “shantazh” si pjesë e një përpjekjeje për të parandaluar rrëzimin e tij nga detyra.

Kryeministri Johnson këmbënguli se ai nuk kishte parë “asnjë provë” për të mbështetur pretendimin e konservatorit, William Wragg mes zemërimit lidhur me akuzat se partitë kanë thyer rregullat.

Wragg tha se kishte marrë raportime për shkeljen e Kodit të sjelljes, duke përfshirë anëtarë të stafit në Downing Street 10, këshilltarë, ministra të qeverisë dhe anëtarë të tjerë që inkurajonin publikimin e historive në shtyp që synonin të vinin në siklet ata që dyshohen për mungesë të besimit ndaj kryeministrit.

“Kërcënimi i një deputeti mbetet një çështje serioze. Raportimet për të cilat jam në dijeni duket se përbëjnë një shantazh”, deklaroi sot kryetari i Komisionit i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Çështjeve Kushtetuese në fillim të një seance dëgjimore.

“Si e tillë, do t’i këshilloja kolegët që t’i raportojnë këto çështje te kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Policisë Metropolitane”, shtoi ai./ATSH/

Share This Article