Kundërshtarët kritikojnë fjalimet “e çuditshme” të presidentit amerikan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ndal gjatë rrugës në Viskonsin për t’ua shpalosur qytetarëve projektet për riparimin e rrugëve dhe urave. Mbrojti edhe planet për t’i mbështetur të gjithë prindërit që kanë fëmijë të mitur.

Por ajo që ra më fort në sy ishte sjellja e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Mblodhi krahët dhe u mbështet për foltore, duke ulur ndjeshëm zërin. Dhe kritikët e tij e kanë konsideruar këtë formë të paraqitjes si pëshpëritje. Ishte vetëm hera e fundit që Bideni flet me ton kaq të ulët.

Kritikët e konsiderojnë këtë formë të komunikimit si “të çuditshme”. Madje republikanët mendojnë se kjo tregon që presidenti amerikan nuk është i zoti ta kryejë detyrën për të cilën është zgjedhur në nëntor.

Paraqitjet e Bidenit janë shfrytëzuar edhe prej performuesve të emisioneve të ndryshme për të nxitur të qeshura. Megjithatë, ekspertët e komunikimit dhe këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se pëshpëritja e Bidenit është vetëm një formë e shkollës së vjetër të politikanit veteran që mundohet të vërë theksin te gjërat më të rëndësishme.

Me të njëjtin ton Bideni u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë. Vanesa Bizlli e sheh këtë mënyrë si gjest simbolik për të krijuar lidhje më të fuqishme me mediat dhe publikun.

Share This Article