Kundërshtohet synimi i Wetherspoon pubs për rihapjen në fund të qershorit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i JD Wetherspoon është duke synuar një rihapje të pub-eve të tij në fund të qershorit, pasi baret dhe pubet u mbyllën në fillimin e izolimit nga koronavirusi. Tim Martin zbuloi kornizën e tij kohore për rifillimin e tregtisë ndërsa zv / shefi i mjeksisë për Anglinë hodhi poshtë shpresat për një rihapje të shpejtë. Profesori Jonathan Van-Tam u tha gazetarëve në konferencën e përditshme në Downing Street se ishte e rëndësishme që masat për distancimin shoqëror të lehtësoheshin gradualisht, në mënyrë që të mos rrezikohej kthimi ne numër më të lartë i infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19. Punëtorët e Wetherspoons kanë përshkruar mungesën e mbështetjes nga ana e themeluesit Tim Martin per stafin e tij prej 40,000 punonjësish si “absolutisht mizore”. Z. Martin, i cili mori shume kritika muajin e kaluar për sugjerimin qe personeli i tij prej 40,000 vetash të shkonte për të punuar për Tesco nëse ai duhej të mbyllet, argumentoi se kompania e tij ishte më e mirë se sa shumica për të operuar në mënyrë të sigurt. Ai tha se më shumë se 99% e stafit do te marrë 80% të pagës së tyre të marsit pasi biznesi dhe 874 pubet e tij ishin myllur si pasojë e masave te marra na qeveria për parandalimin e virusit – pavarësisht nga një kërcënim i mëparshëm prej tij për të ndaluar pagat derisa të mbërrinte kompensimi nga qeveria.

Share This Article