“Kundërsulmi po shkon sipas planit”, gjenerali ukrainasi ia konfirmon homologut amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhny, i tha kryetarit të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, Gjeneral Mark Milley se kundërsulmi po shkon sipas planit.

 “Kam zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e shefave të përbashkët të shtabit, gjeneralin Mark Milley”, shkroi Zaluzhny në Facebook.

“E informova për situatën operative në vijën e frontit. Ushtarët ukrainas vazhdojnë të kryejnë veprime sulmuese”, pohoi ai.

Zaluzhny falënderoi Milleyn për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

“Ne kemi diskutuar gjithashtu edhe për llojin e armatimit që kanë nevojë Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe municioneve për vazhdimin e çlirimit të territorit ukrainas nga pushtuesit rusë”, tha ai.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen dhe ndihmën, si dhe urova popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e cila u festua së fundmi”, përfundoi ukrainasi. Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën të premten që do të përfshijë municione thërrmuese.

Share This Article