Megjithë një 11-she të ndryshuar Manchester City u eliminuan përballë lojës më shumë se të drejtpërdrejtë të Tottenhamit, të shpërblyer me dy gola të shpejtë.
I pari erdhi nga Timo Werner që në minutën e 5-të. Njëzet minuta më vonë, Matar Sarr dyfishoi epërsinë, me një goditje të shkëlqyer nga 25 metra, pas një goditje nga këndi për të mposhtur zëvendësuesin e Edersonit në shtyllën e tij të afërt (2-0, 25’).
Ndërkohë golin e vetëm për qytetarët e shënoi blerja e kësaj vere, Matheus Nunes.
Ndeshja mbyllet me fitoren 2-1 për Tottenham, i cili eliminoi kështu Manchester Cityn, duke lënë hije dyshimi se Kupa e Ligës nuk është një nga objektivat kryesore të skuadrës së Guardiolës.
Liverpooli kualifikohet mes drithërimash në çerekfinale të EFL Cup, pasi fitoi 2-3 në fushën e Brightonit. Pas një pjese të parë të qetë, takimi u ndez sapo nisi fraksioi i dytë me holandezin Gakpo që shënoi në minutat 46’ dhe 63’.
Adingra shkurtoi diferencën në 1-2, para se Diaz të realizonte një tjetër gol për Liverpoolin në minutën e 85-të. Vendësin nuk u dorëzuan dhe në limitet e kohës së rregullt shkurtuan sërish diferencën, këtë herë në 2-3 me Lipmtey, por asgjë më shumë, sepse skuadra e holandezit Slot e mbrojti epërsinë në kohën shtesë, pavarësisht se Brightoni bëri gjithçka për të barazuar rezultatin.
Kualifikohen gjithashtu në çerekfinale të Kupës së Ligës Manchester United që mundi leistering 5-2, Arsenali fitoi 0-3 ndaj Prestonit dhe Newcastle mposhti Chelsea 2-0.