Kuqezinjtë stërviten në Varshavë nën reshjet e shiut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të hënën një seancë stërvitore në Varshavë në kuadër të ndeshjes ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator.

Seanca u zhvillua në stadiumin e skuadrës së Polonia të Varshavës dhe në të morën pjesë thuajse të gjithë lojtarët me përjashtim të Marash Kumbullës, i cili bashkohet në mbrëmje me grupin.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se i gjithë programi stërvitor u zhvillua në reshjet e vazhdueshme të shiut, ndërkohë që lojtarët u impenjuan në ushtrime taktike, duke provuar vendosje të ndryshme në fushë.

Me ekipin është bashkuar sot edhe debutuesi Ernest Muçi, i cili ka qenë i impenjuar me klubin e Legias së Varshavës në transfertë të dielën mbrëma. Për këtë arsye Muçi është stërvitur veçmas me përgatitësit atletikë për një pjesë të seancës.

Situata është e qetë dhe grupi është në gjendje të mirë, pasi nuk ka asnjë problem me dëmtimet. Kuqezinjtë do të vijojnë sipas programit stërvitor edhe ditën e martë, ndërkohë që të mërkurën do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore një ditë para sfidës me polakët.

Share This Article