Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por nuk ka një datë se kur mund të anëtarësohemi. Von der Leyen thekson se Shqipëria ka ende punë me reformat në mënyrë që të bëhet pjesë e BE-së.

Von der Leyen deklaroi përsëri në Tiranë se afatet për integrimin që prezanton qeveria shqiptare janë thjesht ambicie.

Kjo nuk është hera e parë që në prani të Edi Ramës, zyrtarët europianë deklarojnë hapur se datat e tij janë vetëm mashtrime të Ramës.

“Ne të gjithë themi me të drejtë që kushti i zgjerimit bazohet tek meritat dhe meritat e Shqipërisë janë të dukshme. Është një proces normal i hapjes së kapitujve dhe të punojë për reformat në mënyrë që të bëheni pjesë e BE.”– tha Von der Leyen ndër të tjera.

Share This Article