Kur kanali i Korfuzit quhej kanali shqiptar, fotografia e rrallë në revistën finlandeze

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Publikohet për herë të parë Gravura e vitit 1879, e marrë nga një revistë finlandeze e sjellë nga arkivat skandinave, nga studiuesi Armand Plaka.

Një gravurë e vitit 1879 e publikuar nga studiuesi Armand Plaka hedh dritë mbi detaje interesante të emërtime të ndryshme të teritoreve në lufinjtë shqiptaro-grek.

Është fjala për Kanalin e Korfuzit, i cili dikur thirrej ndërkombëatrisht, kanali shqiptar. Diçitura në gravurën e vitit 1879 e botuar në një revistë Finlandeze, e vërteton këtë.

“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“, është diçitura që shoqëron gravurën.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka e ka publikuar në facebook gravurën bashkë me sqarimet, se e ka gjetur gjatë punës kërkimore në arkivat skandinave dhe se në Shqipëri publikohet për herë të parë.

“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit te Korfuzit”. Kjo eshte dicitura qe na percjell gravura e vitit 1879, botuar ne nje reviste finlandeze, te cilen e hasa kohet e fundit rastesisht duke germuar ne arkivat skandinave.

Pra per ata atje lart ne Europe, ai njihej si “Kanali shqiptar”, apo “ngushtica shqiptare”, term qe nuk perdoret ne ditet e sotme.

Shqiptaret dhe bota e njohin sot me shume me termin “Kanali i Korfuzit”, p.sh.Incidenti i Kanalit te Korfuzit”, shkruan studiuesi Armand Plaka.

Share This Article