Kur ndodh një ngjarje…-Nga Lutfi Dervishi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

1. Ngjarja  ndodh në mes të ditës. (natën as autorët nuk e ndjejnë veten të sigurtë)

2.Viktima del që duhet të ishte në burg bazuar mbi akuzat që i bëhen publike ose person në kërkim!

3. Viktimat mund të jenë “emra të njohur” për policinë e shtetit me shumë gjasë “biznesmen”.

4. Autori/autorët  largohen gjithmonë në një drejtim: “drejtim të paditur”.

5. Makina e autorëve gjendet, nga gazetarët, e djegur pak kilometra nga vendngjarja. Makina ose është e vjedhur ose ka numër rekord gjobash të papaguara.

6. Zjarrëfiksja dhe ambulanca bllokohen në trafik.

7. Makina funeralit mbërrin e para.

8. Policia mbërrin në vendngjarje dhe qetëson publikun. “Autorët dhe viktima janë me precedent penal.  Asgjë për t’u shqetësuar, është larje hesapesh mes bandave rivale.

9. Policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

10. Policia saktëson se nuk pati viktima në makinat e tjera që po qarkullonin në atë moment.

11.Policia informon se ka ngritur postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të Fushë Krujës e rrethinave. (Në pritje që autorët të paraqiten në ndonjë postobllok).

12. Pas reagimit të opozitës, policia do të thotë: “ju bëjmë thirrje të mos bëni politike me krimin!

13. Në darkë policia do të njoftojë se jep x lekë për  këdo që jep informacion për identitetin e vendndodhjen e autorëve.

14. Nëse do të ishte fushatë zgjedhore policia  do të shtonte: “në makinë nuk u gjetën materiale zgjedhore”

P.S. Përfundimi: Këto ngjarje ndodhin kudo në botë. Bëhen edhe filma.

Share This Article