Kur projektohej në vendin e parë, Roma “turpërohet” nga Udinese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roma e Jose Mourinho ëndërronte të zgjohej të hënën në krye të klasifikimit të Serie A, por humb në mënyrë të bujshme duke marrë një leksion të papritur nga Udinese.

Friulanët fitojnë 4-0, në një ndeshje ku rezultati duket i tepërt, të paktën për atë që u pa në pjesën e parë.

Roma vetëvritet në minutat e para me një gabim amatorial të holandezit Karsdorp që i dhuron golin sulmuesit kundërshtar Udogie në minutën e 5-të.

Roma dhe Dybala tentojnë të reagojnë por rastet e shumta nuk konkretizohen. Në pjesën e dytë, kryeqytetasit protestojnë gjatë për një aksion të dyshimtë të sapoardhurit turk Celik, ku pretendonin për penallti, por arbitri Maresca e mendon ndryshe.

Pak minuta më vonë Samardzic shënon në bashkëpunim me një gabim të portierit romanist Rui Patricio, dhe aty ndeshja praktikisht mbaron, me Udinese që ka shumë raste, dhe shënon edhe dy herë, me Pereyra dhe Lovric, duke u pozicionuar në vendin e katërt, pikërisht bashkë me Romen.

Share This Article