ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare” 2 hours ago
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton 2 hours ago
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra 2 hours ago
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit 8 hours ago
Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kur shkrimtari flet me zërin e të mbijetuarve të luftës

albnews by albnews
1 September, 2019
in Bota, UK
0
Kur shkrimtari flet me zërin e të mbijetuarve të luftës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nadifa Mohamed dhe Aleksandar Hemon janë dy autorë me të kaluar të zhvendosurish. Mohamed, noveliste somalezo-britanike, u lind në Hargerisa (tani pjesë e Republikës së Somalilandës) dhe si fëmijë u zhvendos në Angli, duke vendosur të qëndronte përherë pas shpërthimit të luftës në Somali.

Ajo është autore e “Black Mamba Boy” dhe “The Orchard of Los Souls”. Hemon u largua nga Bosnja më 1992, para se të plaste lufta, duke u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton prej atëherë. Veprat e tij janë “Nowhere Man”, “Projekti Lazarus” (botuar në shqip nga Botimet KOHA, v.j.), dhe “My Parents: An Introduction/This Does Not Belong to You”.

Më poshtë ju sjellim pjesën e dytë të bashkëbisedimit të gjatë të dy shkrimtarëve, botuar në uebfaqen “lithub.com”.

RelatedPosts

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Mohamed: Sa të vetëdijshëm ishit për luftën, e kam fjalën gjatë kohës sa ishit atje?

Hemon: Po shiko, është diçka e çuditshme. Unë punoja si gazetar dhe krejt çfarë bënim ishte të mbulonim luftën, megjithëse unë isha redaktor kulture. Shumë prej miqve të mi – që edhe sot e kësaj dite janë miq të mi – ishin gazetarë terreni dhe dilnin e raportonin çështjet politike, përfshirë edhe luftën.

Shoku im i dhomës, shok i ngushtë, shkoi të raportonte për luftën në Kroaci kur plasi, dhe si rezultat i punës ishte arrestuar për sa s’u vra. Më kujtohet revista ku punoja që aktivizoi Shoqatën e Gazetarëve në Bosnjë dhe dërgoi fakse për ta shpëtuar. Kur u kthye pas disa ditësh, kishte mavijosje në krejt trupin prej rrahjeve.

Pasqyra më e përgjithshme ishte e tmerrshme. Sa më shumë gjëra që po emetoheshin, ishte më e lehtë të shihje çfarë po ndodhte. Njëherësh, është e çuditshme – ngjashëm me përvojën tonë aktuale në Shtetet e Bashkuara tani – se njerëzit nuk do të besojnë se çfarë po ndodh.

Çfarë kam nxjerrë si leksion është se duhet të imagjinosh se diçka është reale që të jetë reale, dhe kjo mund të thuhet edhe për gjëra që janë duke u zhvilluar, sepse njerëzit mendojnë se “kjo nuk mund të ndodhë”, “kjo nuk është reale”, dhe prandaj ata nuk mund ta shohin se çfarë po ndodh para syve të tyre. Mendoj se kjo vjen pjesërisht edhe si pasojë e mekanizmit të vetëmbrojtjes; ne dëshirojmë të marrim me mend vdekjen tonë përditë në jetë, sepse po ta mendonim, do të luanim mendsh.

Vazhdoja të mendoja se “kjo nuk mund të ndodhë, sepse çfarë do të bëhej po qe se do të ndodhte?”. Është e vështirë të imagjinosh një realitet tjetër prej atij brenda të cilit po jetoni, dhe është e vështirë ta imagjinosh një realitet që është krejtësisht i dezintegruar prej tuajit.

Mohamed: Personalisht, e kam shumë të lehtë t’i marr me mend këto situata. Mendoj se gjithnjë kam jetuar me njëfarë shkalle të lartë gatishmërie. Gjithnjë kam besuar se jeta ime është e paçmuar, ekzistenca ime është e paçmuar, dhe diçka që e kam prej nënës, e cila nuk donte të largohej nga Somalia, lufta ose çfarëdo, nuk e kishte dert këtë punë.

Aty ishin rrënjët e saj dhe ajo nuk dëshironte të shkulej prej tyre, kështu që kur erdhi në Mbretërinë e Bashkuar i dukej sikur jeta do t’i bëhej pikë e pesë. Edhe unë e kisha atë ndjenjë të fuqishme të mishëruar, dhe me gjendjen e tanishme në Shtetet e Bashkuara, mendoj se më prek mua thellësisht – e di se si është dhe e di se sa shumë më kërcënon, dhe kjo është një prej arsyeve se pse qe dy vjet nuk kam dashur të kthehem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më kanë hyrë ethet në palcë.

Hemon: Të kuptoj shumë mirë. Mendoj se njerëzit negociojnë realitetin e tyre varësisht se si janë dhe ku janë, dhe se sa i janë ekspozuar dhe ku mund t’i çojë jeta në aspektin gjeografik ose shoqëror. Mua shpesh më kujtohet se si i telefonoja prindërit e mi në Sarajevë disa javë para se të përfundonte rrethimi.

Gjatë kohës sa isha në telefon me nënën, dëgjoja krismat dhe nëna ime do të thoshte: “Mirë, sot po gjuajnë më pak se dje!”. Ajo priste se gjërat do t’i ktheheshin normalitetit, se do të kishte përmirësim të gjendjes, por kjo, afërmendsh se nuk ndodhte.

Gjëja që më frikëson më së shumti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kjo etje e madhe e përjetshme për përmirësim – se disi, Trumpi dhe trumpizmi do të korrektohen prej një hetimi, ose një shkarkimi, ose çfarëdo qoftë, njëfarë korrektimi, dhe se gjithçka do të kthehet pak a shumë qysh ka qenë. Është fantazi e shkuar fantazisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

11 September, 2025
Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

11 September, 2025
Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Charlie Kirk: Njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

11 September, 2025
Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result