ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 18 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 18 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 18 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 18 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 18 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Kur shqiptarët ortodoks të Strugës kërkonin zyrtarizimin e shqipes

albnews by albnews
26 September, 2019
in Maqedonia
0
Kur shqiptarët ortodoks të Strugës kërkonin zyrtarizimin e shqipes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Para një shekulli shqiptarët ortodoks të rrethit të Strugës ende flisnin dhe frymonin në gjuhën shqipe.

Pas okupimit serb të tokave shqiptare të vitit 1913, filloi beteja e sllavizimit të kishave dhe manastireve ortodoks dhe mbajtja e meshës dhe liturgjisë në serbisht. Për pasojë fillon edhe asimilimi i ortodoksëve shqiptarë në rrethin e Strugës dhe jo vetëm.

Shqiptarët otodoks të Strugës tashmë të asimiluar kanë kërkuar që më 1941, në Tiranë të njihet nga qeveria fashiste e kohës, gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në Strugë. 78 vjet para subjekteve politike shqiptare Paria e komunës së Strugës, së bashku me shqiptarin ortodoks Mitre Radozhda, kanë shkuar në atë ”kohë të Shqipërisë” më 1941, të kërkojnë nga qeveria e Tiranës të vendos gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

RelatedPosts

Katër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në varrezat e Butelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Sot, pas 78 vitesh subjektet politike shqiptare krenohen me një ligj të gjuhëve që ata e quajnë ligji për gjuhën shqipe, që nuk është tjetër veç se përdorimi i gjuhës së 20% krahas sllavishtes. Krahasimi me kohën kur ortodoksët shqiptarë që kërkonin shqipen si gjuhë zyrtare me qëndrimet e kësaj klase politike kusarësh sot, është një tregues shumë i qartë i tradhtisë ndaj kauzës kombëtare.

Gatishmëria dhe kërkesat politike të kohës nga një pjesë e shqiptarëve ortodoks të Strugës, dëshmojnë sot për origjinën shqiptare të ortodoksëve të asimiluar nga shqiptarë në sllavo-maqedonas. Një dëshmi tjetër e gjallë në këto anë janë edhe fisi shqiptar ortodoks Tanasi (Tanaskoski) nga fshati Kalisht, ku pas luftës së ll bot. me presionin dhe propagandën e politikës sllave përmes sundimit të kishës serbe mbi klerin ortodoks në kishën e Kalishtit, ata u asimiluan dhe sot ndihen si sllavë.

Duhet përmendur këtu edhe një fakt sipas dëshmitarëve të kohës se gjyshi i nipërve Tanasi, xha Naumi (Naum Kalishti) nuk ka ditur mirë të flas sllavishten por fliste mirë shqipen e dialektit tosk! Pasardhësit e Naum Kalishtit fatkeqsisht sot ndihen si sllavë dhe jo shqiptarë. Një personazh tjetër i luftës për liri dhe identitet kombëtar shqiptar në rrethin tonë ishte edhe komandanti forcave kryengritëse shqiptare Milan Mato, një shqiptar ortodoks i cili në kordinim me udhëheqësit e shtetit të sapo formuar dhe të cunguar shqiptar, udhëhoqi kryengritjen e 1913, kundër pushtuesve serb deri në luftën e Petrinjës. Pas shuarjes së kryengritjes fillon asimilimi me pushtimin dhe sundimin serb mbi trojet shqiptare deri në vendosjen pushtetit të demonkracisë sllavo-maqedone me ”amin” të vasalëve shqiptarë të subjekteve politike.

Raste të asimilimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve ortodoks ka gjithandej në regjionin e Ohër-Strugës. Kjo është një nga historitë e dhimbshme shqiptare ku identiteti fetar ortodoks shqiptar u shkri në atë sllav. Dhjetra raste të tjera si këto ka gjurmuar gazetari shqiptar Marin Mema, në kërkim të rrënjëve të humbura të shqiptarëve ortodoks. Raste këto që janë gjurmë të historisë sonë të dhimbshme të asimilimit të orkestruara dhe të ndërmarrë nga qeveritë e krajlëve të Serbisë dhe të partizanëve të “drudhe” Titos, për afro një shekull të sundimit të tyre mbi trojet tona./Medai Shaholli, Koha Jonë

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result