ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 5 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 10 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 12 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 12 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 12 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Kur s’ke “armik” brenda, armiqtë jashtë janë pa vlerë

albnews by albnews
3 December, 2023
in Opinion
0
Kur s’ke “armik” brenda, armiqtë jashtë janë pa vlerë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Ben Andoni

Plot 938 vota ka mbledhur Berisha nga Kuvendi i PD-së (Rithemelimit) për t’u rikonformuar në krye të Grupit të tij. Kësaj i shtohet edhe protagonizmi i Argita Malltezit, të bijës, që ka të ngjarë të nisë një karrierë tek PD (R.) Ajo ishte dhe ngjarja kryesore për këtë Kuvend, pasi rezoluta, që parashtron në mënyrë analitike problematikën në vend dhe ndryshimi statusor pothuaj kanë kaluar pa asnjë kureshtje apo frymë. Ashtu siç mund të pritej, më shumë ka marrë rëndësi interesi për shortin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” sesa ky aktivitet politik, që sot dhe de jure e ndau treshazi PD-në. Më keq se kaq nuk mund të ndodhte, pasi mund ta linin gjendjen e brendshme, që të dukej sikur ishte thjesht dyshazi, derisa Gjykatat të vendoste.

RelatedPosts

Zyrtarët e akuzuar nga SPAK për korrupsion do të menaxhojnë 800 milion euro, vitin e ardhshëm

15 vjet më pas, raporti që e stigmatizoi Kosovën

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

I thirrur në bazë të vendimit të Kryesisë së PD-së (Rithemelimit) Kuvendi ka prezantuar numrin e delegatëve (1203) nga numri i përgjithshëm (1622) i delegatëve të Kuvendit. E vetmja gjë pozitive, zyrtare për ta, është qartësimi i kahut ideologjik, që i përket të Djathtës dhe jo Konservatorizmit, fakt, që e zhbën retorikën e z. Berisha (ndjekur qorrazi nga shumë prej ithtarëve të tij), sa i përket idesë konservatore, ku ai nisi dhe u mundua ta kthente në lëndë të prekshme ideologjike për njerëzit e tij.

Ajo që duhet të shqetësojë këtë grup politik [do të jetë e tillë derisa të legalizohet, (nëse?!)] është se jo vetëm Kuvendi nuk ka marrë rëndësinë e duhur, por as nuk e ka trandur Partinë Socialiste, që përshfaq jo thjesht një kapitull të qartë të forcës së numrave, por edhe të arrogancës së pushtetit, sa i përket së fundmi edhe ngritjes së Komisioneve Hetimor. Preteksi i ligjit të vjetër, motivit, janë kot, kur kujton se para kërkesës së 35 deputetëve, nuk ka ekuivokë në Parlament. Kuptohet që Komisionet zakonisht dalin me dy raporte, pasi kryetari është i Opozitës dhe nënkryetari i Mazhorancës dhe kuptohet që të dyja materialet e kundërshtojnë pak a shumë njëra-tjetrën, që do të thotë mbarojnë në hiç. Në fakt, në thelb të nxitimit dhe narracionit të opozitës, sidomos të kohëve të fundit, ka qenë gjithnjë fati i Berishës. Nëse do të donin që të ndryshonin diçka: të shpreheshin apo le të bënin përpjekje të zhbënin Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 apo më shumë se kaq të kërkonin kalimet e Referendumeve, në mënyrë që pushteti të ushtrohej direkt nga populli. Por, për këto ka thjesht përcaktime abstrakte se do mund të bëhen në të ardhmen…

Këto të fundit, shtuar dhe me kaosin disa vjeçar brenda PD-së, ku të gjithë janë armiq me njëri-tjetrin, kurse jashtë tyre thjesht i cysin në këtë sherrnajë, e kupton, që PD-ja, sfidën më të madhe e ka me veten e saj. Berisha pohoi se e mirëkuptonte Grupin e Bardhit; ndërsa nuk e llogarit fare, PD-në (Legale); kurse brenda mbështetja është e plotë se armiku mbetet ai dhe vetëm ai, Edi Rama, paradoksalisht bashkëarkitekti i 2008 me Berishën. Ky i fundit nuk llogarit më kundërshtar (armik) brenda PD-së (Rithemelimit), që i është bindur dhe e ndjek verbërisht dhe kjo e bën luftën thjesht hipotetike me “armiqtë” jashtë (Lexo Ramën). Ndaj, kryeministri mban çdo pushtet dhe po e shijon fuqinë, që po ia fal përditë edhe kjo opozitë kaq kaotike, që nuk la më asnjë zë kundër. “Kur nuk ka armik brenda, armiqtë jashtë nuk mund t’ju lëndojnë”, shprehej kryeministri britanik Winston S. Churchill në kushte të tjera, por tek e fundit e jep një pamje të asaj pse Mazhoranca socialiste pothuaj nuk e llogarit një opozitë kaq të ndarë, ku tek Rithemelimit, nuk ka më kundërshtarë!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result