“Kur të vijë koha e duhur’’/ Pas arrestimit të Maduros, liderja e opozitës venezueliane synon të jetë presidentja e parë grua në vend

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

María Corina Machado, liderja e opozitës venezueliane, ka deklaruar se beson se do të zgjidhet presidente e Venezuelës “kur të vijë koha e duhur”, duke aspiruar të bëhet presidentja e parë grua e vendit.

Deklarata e saj erdhi pas vizitës në Uashington, ku u takua me Presidentin amerikan Donald Trump dhe me senatorë të SHBA-së.

Gjatë vizitës, Machado i dha Trump medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe, duke e quajtur këtë një njohje për rolin e tij në promovimin e lirisë në Venezuelë.

Megjithatë, Trump nuk e ka mbështetur Machadon si udhëheqëse të ardhshme të Venezuelës, duke thënë se ajo nuk ka mbështetje të mjaftueshme brenda vendit.

Shtetet e Bashkuara më 3 janar arrestuan ish-presidentin Nicolás Maduro në Karakas dhe e transferuan në Nju Jork për t’u përballur me akuza për drogë dhe armë.

Aktualisht, administrata amerikane ka zgjedhur të negociojë me presidenten në detyrë Delcy Rodríguez, ish-zëvendëspresidente e Maduro, duke zhvilluar takime edhe me drejtorin e CIA-s për të forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin ekonomik.

Machado tha se dëshiron të shërbejë në vendin ku mund të jetë më e dobishme dhe se ka një mandat nga populli, ndërsa mbështetësit e saj në Uashington brohorisnin “María, presidente” dhe valëviteshin flamuj venezuelianë gjatë takimeve me ligjvënësit amerikanë.

Share This Article