Kurorëzohet Mbreti Charles III

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë pas 7 dekadash është kurorëzuar një monark i ri në Britaninë e Madhe. Arqipeshkvi i Kanterbërit vendosi mbi kokën e Mbretit Charles III kurorën e Shën Eduardit, duke kulmuar kështu ceremoninë madhështore të kurorëzimit.

Ceremonia e zhvilluar në Abacinë e “Westminster” u zhvillua në kushte të rrepta sigurie dhe me pompozitetin që i takon kurorëzimit të një prej mbretërive më jetëgjata në botë.

Pas vendosjes së kurorës, përshëndetje me të shtëna armësh u dëgjuan nga 13 qytete të ndryshme të mbretërisë, përfshi Edinburgun e Skocisë, Kardifin e Uellsit dhe Belfastin e Irlandës së Veriut.

Ceremonia kryesore me të shtëna armësh u realizua në Kullën e Londrës, ndërsa kambanat e Abacisë së “Westminster” u dëgjuan të binin për të festuar momentin historik.

Share This Article