Sot në tregun valutor vendas, leku është tkurrur në krahasim me shumicën e monedhave të huaja.
Sipas bursës zyrtare të Bankës së Shqipërisë, vetëm euro ka qëndruar stabil, duke u shkëmbyer sërish me 96.8 lekë.
Dollari amerikan është rritur lehtë, duke u shkëmbyer me 82.5 lekë. Rritje të ndjeshme ka pasur paundi britanik, duke shkuar në 111.1 lekë.
Ndërsa franga zvicerane shkëmbehet me 103.6 lekë, jeni japonez me 56 lekë, ndërsa dollari australian me 55.5 lekë.