TIRANË, 14 prill/ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,38 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja u forcua me 0,14 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye me 103.01 lekë, ndërsa euro u këmbye me 123.13 lekë.
Ndërkohë edhe paundi britanik humbi terren në kursin e këmbimit me lekun. Monedha britanike këmbehet me 141.87 lekë, ose 0.42 lekë më pak.
Franga zvicerane u këmbye e 0,14 lekë më tepër duke arritur në kuotën 111,94 lekë.