Kurti ashpërson reciprocitetin, Thaçi e Lajçak kundërshtojnë, Hoti thotë se do ta heqë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
(FILES) In this file photo taken on February 26, 2020, Kosovo's Prime Minister Albin Kurti gives a press conference in Pristina. - Kosovo's less than two-month old government was toppled by a no-confidence vote on March 25, 2020, plunging the poor and unstable democracy into political uncertainty as it tries to halt the spread of coronavirus. After nearly 12 hours of debate, 82 MPs in the 120-member assembly approved the motion against the government of Prime Minister Albin Kurti. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në prag të largimit nga detyra, Qeveria Kurti ka marrë vendim për ashpërsimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ka vendosur që asnjë maune të mos hyjë nëse në dokumentet e saj nuk shkruan Republika e Kosovës. Por ky vendim nuk është mirëpritur nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili ka kërkuar largimin e menjëhershëm të këtyre masave. Ndërsa i mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar shfuqizim të menjëhershëm të masave të ndërmarra nga Qeveria Kurti ndaj Serbisë.

Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Edison Jakurti, barrierat e vazhdueshme nga Serbia janë ndër arsyet për ashpërsimin e këtyre masave.

“Grupi ndërinstitucional ka identifikuar tutje barrierën që autoritetet në Serbi kanë vendosur ndaj transportit të mallrave, duke u kërkuar operatorëve ekonomikë nga Republika e Kosovës që të pajisen me leje hyrëse nga Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë para se të hyjnë në territorin e Serbisë”, ka thënë Jakurti për KOHËN.

Sipas tij, krahas gjetjeve të grupit ndërinstitucional, MEPTINIS ka vërejtur se autoritetet në Serbi nuk e njohin personalitetin juridik të shoqërive tregtare të themeluara sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Qeveria konstaton se barrierat e Serbisë po vazhdojnë t’i dëmtojnë eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës dhe të shkaktojnë deficit tregtar për Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht, duke u mbështetur në parimet dhe arsyet e sipërcekura, Qeveria vendosi të plotësojë si në dispozitiv masat e reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë”, ka theksuar ai.

I pyetur pse është marrë në këtë kohë pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese që u jep të drejtë partive të tjera për të bërë Qeverinë, ai ka thënë se me vendimin e mbrëmshëm dhe ato paraprake po mbrohen Kushtetuta dhe Republika e Kosovës. Kjo, pasi, sipas tij, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës. “Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne iu kundërvumë me masë reciproke”, ka thënë Jakurti.

Share This Article