Kurti: Azem Galica ishte luftëtar i madh i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se Azem Galicën,  Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Me rastin e 95 vjetorit të rënies së Azem Bejtës, sot një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje! vizituam shpellën ku atëbotë ia fshehën trupin bashkëluftëtarët dhe ku për gjysmë shekulli preheshin eshtrat e tij.

Në fshatin Përçevë të Klinës ishim bashkë me aktivistët tanë të Qendrës sonë atje.

Më pas vazhduam për në Galicë të Vushtrrisë ku ndodhet varri i prijësit të çetave guerile shqiptare i cili për 12 vjet rresht luftoi e rezistoi kundër forcave serbe të Nikola Pashiqit.

Aty bëmë homazhe e vendosëm lule të freskëta bashkë me aktivistë të Qendrave Vushtrri e Skënderaj.

Azem Bejtë Galica ishte luftëtar i madh i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës.

Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij.

Share This Article