“U dakordësuam që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë edhe nga ministra edhe deputetë”, tha sot sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrin Rama në Tiranë, ndërsa theksoi se në dekadën e tretë të shekullit 21 “do të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri”.
Kurti theksoi se “dua të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri që s’ka pasur asnjë herë tjetër”.
Kurti shtoi se vendi i parë që vizitoi jashtë Prishtinës si kryeqytet ishte Prekazi i kryekomandantit Adem Jashari. Qyteti i parë që vizitoi jashtë Prishtinës ishte Mitrovica dhe shteti i parë patjetër që duhet të ishte Shqipëria.
“Ju falënderoj shumë edhe për mikpritjen edhe bisedën që kishim. Për mikpritjen e përzemërt dhe për bisedën konstruktive”, tha ai.
Kurti theksoi se “në dekadën e tretë të shekullit 21 të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona”.
“Pra Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk janë çështje që presin në asnjë fushë. U dakordësuam që të formojmë një komision ndërshtetëror të përbërë edhe nga ministra edhe deputet që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani të zbatohen, por edhe të shtohen me marrëveshje të reja. Dua që ta shtojmë bashkëpunimin, bashkërendimin duke thelluar dhe duke e zgjeruar atë”, tha ai.
Kurti falënderoi Shqipërinë, popullin shqiptar për ndihmën, përkrahjen e pakursyer e të parezervë për Kosovën. “Kosova nuk do ia dilte me sukses karshi Serbisë në luftë, por ashtu as në paqe, pa Shqipërinë. Prandaj ne kurrë nuk e harrojmë këtë gjë dhe duam që në shekullin 21 të ecim bashkë, shpejt, fuqishëm”, u shpreh ai.
“Në veçanti duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik të prodhimtarisë të arsimit të sigurisë e të politikës së jashtme, besoj se këto janë fushat në të cilat kemi preokupime e njëjta dhe gjithashtu edhe partnerët dhe aleatët demokratikë të zhvilluar dhe perëndimorë. Besoj se do ta dëshmojmë se si dy kryeministra të dy shteteve tona do të avancojmë bashkëpunimin tonë ndërshtetëror me përmasa çfarë i ka dëshiruar kombi ynë, por ende nuk i ka parë dhe këtë do ta ketë rastin pikërisht me ne”, tha ai.