ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë 20 minutes ago
Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm 22 minutes ago
Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike 35 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 39 minutes ago
Çfarë dimë për të shtënat në Bondi Beach në Hanukkah 48 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: BE-ja nuk e zëvendëson bashkimin kombëtar

albnews by albnews
9 October, 2019
in Kosova
0
Kurti me ofertë publike ndaj LDK-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas Albin Kurti, bashkimi kombëtar i shqiptarëve nuk mund të ndodhë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Vetëvendosjes ka thënë se nëse ai bëhet kryeministër do të respektojë simbolet e Kosovës, ndërsa në takimet me Shqipërinë s’do të “bie në sy në cilën anë ishte cili flamur, ai kombëtar a shtetëror”.

RelatedPosts

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

“Si kryeministër, simbolet e shtetit, për çka kam vërejtjet e mija, do t’i respektoj. Në takimet ndërkombëtare jo që do ta kem, por do ta kem edhe në takime me Shqipërinë, por substanca do të jetë prioriteti për mua. Kjo do të thotë që në takimet me qeverinë e Shqipërisë, s’do të shihet në cilën anë ishte flamuri, por do të kemi marrëveshje jo për kamera, por për zbatim. Tregu i përbashkët, regjistri i përbashkët civil, i bizneseve, komisionet e përbashkëta qeveritare për punë të jashtme, janë tema që do t’i trajtoj me kryeministrin Rama, pos aksit Gjakovë Shkodër”, ka thënë ai.

Për bashkimin kombëtar, Kurti ka thënë se ai s’mund të ndodhë në BE, e mund të ekzistojë ideja e një federate.

“S’mund të them që bashkimi kombëtar ndodh në BE. Atje bashkohem me danezët, austriakët e spanjollët. Bashkimi jonë duhet të ndodhë këtu. Do të përdorsha togfjalëshin e Arbën Xhaferit “Intencën historike të shqiptarëve për bashkim”. Nuk e zgjedhim ne bashkimin, por ai na zgjedh. Jemi ashtu si jemi shqiptarë për intencën e këtij bashkimi. S’ka komb tjetër ku ka burra me emër Bashkim. Ka burra me emër flamur. Kjo intenca historike është ajo që na bën. Në anën tjetër, Ukshin Hoti e ka tezën të saktë që bashkimi kombëtar e bashkimi Evropian nuk e zëvendësojnë njëra tjetrën e as nuk e përjashtojnë. E treta do të shtoja që Kosova e Shqipëria kanë nevojë të afrohen, të integrohen drejt bashkimit edhe në idenë e një federate. Sikur Gjermanitë, me decentralizim të institucioneve. Institutin e Historisë do ta kishim në Prizren gjithë populli ynë. Universitetin e arteve në Pejë, atë të mineraleve në Mitrovicë. Atë të Turizmit në Vlorë ose Durrës. Gjykatën Kushtetuese në Shkodër”, ka deklaruar ai.

Sipas tij ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë ka qenë edhe ide që “pasi shteti po dështon hajt të bëhemi bashkë me Shqipërinë”.

“S’besoj që bashkimi bëhet përmes dështimit, por përmes suksesit. Këtu jam saktësisht e kundërta e presidentit. Ai thoshte se s’bëhet ky vend e s’ka shpresë, rrjedhimisht t’ia kthejmë dhuratën Rankoviqit siç thoshte e të bashkohemi me Shqipërinë. Unë mendoj të kundërtën, suksesi i Kosovës na bashkon me Shqipërinë, jo dështimi”, ka shtuar ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë

Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë

15 December, 2025
Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm

Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm

15 December, 2025
Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike

Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike

15 December, 2025
Titujt e Gazetave në Uk

Titujt e Gazetave në UK

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result